Tek Luka 15:1-7, Jezusi ndan shëmbëlltyrën e deleve të humbura për të na zbuluar më tej zemrën e Perëndisë. Në të ne shohim se dashuria e Perëndisë është aq e mëshirshme dhe personale, saqë Ai vëzhgon dhe ndjek qoftë edhe vetëm një dele të humbur.
Sa e mahnitshme është, që Perëndia ynë shqetësohet për ata që janë larguar nga tufa e Tij. Në shëmbëlltyrë, kur bariu gjen delen e tij tek Luka 15:5, “e merr mbi supe gjithë gaz” dhe e çon delen në shtëpi. Bariu nuk e ul kurrë delen, por e mban gjithë barrën mbi supet e tij të forta.
Po kështu, Krishti është gati të marrë përsipër të gjitha barrat tona, qofshin dobësitë fizike, thyerjet e zemrës apo shqetësimet tona. Ai ka shpatulla të forta për të mbajtur çdo barrë që ne jemi të gatshëm t’ia japim Atij. Barrat tuaja bëhen barrat eTij ndërsa ju pushoni në Të.
Krishti na ndjek, na shpëton, na mban dhe gëzohet për ne. Luka 15:6 thotë se bariu më pas ” i thërret miqtë dhe fqinjët dhe u thotë: “Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta delen time që më kishte humbur.”
Kur ka qënë hera e fundit që që e keni bërë dikë aq të sa ai person ka dashur t’ju bëjë një festë? Si ndihesh të dish se shpëtimi yt e gëzon aq shumë Perëndinë tonë të Plotfuqishëm?
Lutje: Zot, më ndihmo të kuptoj plotësisht se sa shumë më do. Më ndihmo të kujtoj se Ti je Bariu im dhe ke dhënë gjithçka, madje dhe jetën Tënde, për të më shpëtuar. Në emër të Jezusit lutem. Amin.
” dhe, kur arrin në shtëpi, i thërret miqtë dhe fqinjët dhe u thotë: “Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta delen time që më kishte humbur.” (Luka 15:6).