Njerëzit mund të shohin zemrën e Perëndisë sa herë që kujdesemi për ta ashtu siç Perëndia kujdeset.

Luka 15:11-32

Në pasazhin e sotëm, Jezusi tregon një shëmbëlltyrë për një baba me dy djemtë e tij. Djali i vogël i kërkoi pjesën e tij të trashëgimisë dhe pasi e mori, u largua për në një vend shumë të largët. Pasi shpenzoi gjithçka kishte, i riu vendosi të kthehej në shtëpi dhe t’i lutej babait të tij për falje. Kur ai ishte akoma larg, babai i tij vrapoi për ta pritur – nuk ishte e nevojshme që ai të kërkonte falje.

Shëmbëlltyra e Jezusit për djalin plangprishës nuk e përmend kurrë drejtpërdrejt fjalën dashuri, por tregohet në çdo veprim të babait. Duke e vënë veten në vendin e babait dhe më pas të djalit të vogël, rilexoni fragmentin e sotëm duke vënë re shprehjet e dashurisë. Çfarë shembujsh mund të gjeni? Vini re se dashuria hyjnore na mundëson që të:

  • Përgjigjemi me mirësjellje në rrethana të vështira.
  • Sakrifikojmë pa u ankuar.
  • Presim me durim për të tjerët në vend që t’u bëjmë presion që të ndryshojnë.
  • Inkurajojmë të tjerët.
  • Falim ata që na kanë bërë padrejtësi.
  • Japim bujarisht dhe shërbejmë me gëzim në çdo kohë.
  • Ndihmojmë njerëzit që janë në vështirësi.

Tregoni dashamirësi ndaj atyre që ju gjykojnë ose keqkuptojnë.

Duke patur parasysh këtë shëmbëlltyrë, si mund të filloni t’i doni të tjerët në mënyrën që Zoti i do?

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI