Kur përballeni me një lëvizje!

Disa nga ne i përballim mirë ndryshimet, por disa të tjerë jo. Për disa njerëz lëvizja është një sfidë emocionuese. Ata mezi presin që të shohin se çfarë i pret më tej. Për të tjerë, lëvizja në një vend të ri është një përvojë frikësuese që i largon nga gjithçka që është e njohur dhe e sigurt.

Kur kam lexuar në Bibël vargje që flasin për këtë temë, jam mahnitur se sa shumë premtime ngushëllojnë dhe inkurajojnë njerëzit që duhet të bëjnë lëvizje të mëdha. Për shembull, kur Jozueu do të drejtonte izraelitët për t’i futur në tokën e premtuar, Perëndia i tha atij: “A nuk të urdhërova unë? Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh(Jozueu 1:9).

Në librin e Isaias Perëndia i inkurajon kështu njerëzit e Tij: “Sepse unë, Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: ‘Mos u frikëso, unë të ndihmoj’” (Isaia 41:13).

Nëse po përballeni me një lëvizje që ju ka shqetësuar, mbani mend që nuk jeni vetëm në këtë ndryshim. Perëndia është me ju në çdo hap të rrugës. Kur Moisiu ishte në malin Sinai, në shkretëtirë, me një grup të madh njerëzish që po drejtonte për në tokën e premtuar, ai u shqetësua. Por Perëndia i dha siguri: “Zoti u përgjigj: «Prania ime do të shkojë me ty dhe unë do të të jap pushim». Atëherë Moisiu i tha: «Në qoftë se prania jote nuk vjen me mua, mos na nis që këtej»” (Eksodi 33:14-15). As ju nuk keni pse të lëvizni pa Perëndinë.

Asnjë lëvizje nuk është tepër e vështirë për Perëndinë. Psalmisti shkroi: “Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit, edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë (Psalmi 139:9-10). Sa siguri mahnitëse. Perëndia që ka qenë siguria juaj aty ku jeni tani, do të jetë me ju në vendndodhjen tuaj të re. Thjesht prisni dhe do ta shihni!

A po kaloni përmes ndryshimeve tani? Si ju ka ndihmuar kjo gjë?

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI