Duajeni Zotin! Duajini të tjerët!

Dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njeri tjetrin, sepse “dashuria do të mbulojë një shumicë mëkatesh.”- 1 e Pjetrit 4 : 8

Jezusi e përsëriti tri herë tek (Gjoni 13:34-35). Do ta gjeni dhjetëra herë në Dhiatën e Re të Biblës. Është një frazë e vogël që përshkruan diçka që njerëzit e kanë të vështirë ta bëjnë, por ndjekësit e Jezusit supozohet të njihen prej saj.

E keni idenë se për  kë frazë po flas? Është fraza: Duajeni njëri-tjetrin. Të gjithë bien dakord se të duash Perëndinë është e rëndësishme. Por a jeni ndalur të mendoni se për shkak se Perëndia është dashuri (1 Gjonit 4:7), të duash Perëndinë do të thotë të duash njerëzit? Të gjithë njerëzit e Tij.

Njerëzit që Jezusi i zgjodhi për të qenë të parët që do të mësonin prej Tij ishin dishepujt e Tij. Disa prej tyre nuk do të kishin pranuar kurrë të ishin në të njëjtën dhomë me njëri-tjetrin – Mateu ishte një taksambledhës i romakëve, të cilët mashtronin njerëzit. Dhe përballë Mateut ishte Simoni Zeloti. Emri i tij na bën të besojmë se ai mund të ishte  ndonjë hebre fanatik që përçmonte romakët. Të 12 dishepujt  ishin kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri, saqë në të natyrshmen e tyre nuk do ta kishin dashur kurrë njëri-tjetrin.

Pra, ne e duam njëri-tjetrin jo sepse mendojmë njësoj për politikën, bërjen ose mosbërjen e vaksinave  ose diferencimeve teologjike, por sepse Ai na deshi i pari (1 Gjonit 4:19). Jezusi tregoi se ne duam, “jo bazuar në përputhshmërinë tonë me të tjerët, por për shkak të asaj që na bashkon”.

Dashuria është prova, siç shprehet qartë 1 Gjonit 4:12: « Po të  duam njëri-tjetrin, Perëndia qëndron në ne.»

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI