Fokusi në jetë

Kur të kuptojmë se armiku është dinak dhe se ai na sulmon nga shumë këndvështrime të ndryshme, do të jemi në gjendje të mbrohemi më mirë.

Ndoshta martesa juaj është bërë e vështirë ose po përballeni me probleme financiare. Ndoshta  keni ndaluar së shkuari në kishë sepse jeni lënduar nga dikush atje. Ndoshta  keni përjetuar dhimbjen e humbjes së një personi të dashur që vdiq papritur.

Nëse kapemi pas dorës së  Perëndisë gjatë sprovave më të vështira të jetës, nuk është se kemi shpëtuar  ndaj sulmeve të mëkatit. Për të shuar pasionin tonë për Perëndinë dhe për të vjedhur ngadalë miqësinë tonë me Zotin, armiku do të përpiqet të tërheqë fokusin dhe vëmendjen tonë diku tjetër. Ai mund t’ju tundojë të mendoni për gjëra që nuk janë haptazi mëkatare, por që ju largojnë nga shpresa në të cilën qëndroni—Zoti. Kur nuk i mbajmë më sytë nga Zoti, forca jonë; do të humbasim rrugën dhe  pengohemi drejt një shtegu shkatërrues.

Duhet të jemi të zellshëm për të hequr dorë nga gjërat që na largojnë nga Krishti. A është mëkat dëshira për të pasur një jetë më të mirë? Jo nuk është. Megjithatë, kur qëllimi ynë është vetëm si të kemi një jetë më të mirë, dhe na largon nga Perëndia, ai bëhet mëkatar.

Gjatë gjithë jetës, përballemi me vendime të shumta, shumë prej të cilave janë të kushtueshme sipas standardeve botërore nëse merret vendimi i duhur. Megjithatë, asgjë në jetë nuk do të jetë kurrë aq e kënaqshme sa ndjekja e Zotit.

Pa marrë parasysh sa gjëra të mira marrim në jetë, pavarësisht sa diploma  marrim apo fama dhe popullaritet që arrijmë, këto gjëra zbehen në krahasim me shpresën dhe gëzimin që përjetojmë në marrëdhënien me Krishtin.

Lutje: Zot, më ndihmo të përqendrohem vetëm tek Ti dhe vetëm Ti. Faleminderit për shpresën dhe gëzimin Tënd. Lutem në emër të Jezusit. Amen

“Tani kjo është jeta e përjetshme: të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar” (Gjoni 17:3).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI