Besoji Perëndisë në kohë nevoje

Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tuaFjalët e Urta 3:5-6

“Besimi,”- thoshte agnostiku Samuel Clemens, i njohur si Mark Twain,- “është të besosh atë që ti e di se nuk është e vërtetë, por do të dëshiroje të ishte.” George Mueller nuk do të binte dakord me këtë. Dhe kush ishte George Mueller? Në rast se ky emër nuk ju kujtohet, po jua shpjegoj shkurtimisht. Siç mund ta kuptoni edhe nga emri, Mueller lindi në Kroppenstaedt, në Prusi dhe filloi shkollimin e tij mbi klasikët, në një universitet gjerman. Kur ishte i ftuar në shtëpinë e një miku, ai dëgjoi një burrë dhe u ul në gjunjë e filloi të lutej në një mënyrë të tillë, sikur të ishte thellësisht i bindur dhe në fund, u konvertua.

Mueller e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në punën e krishterë, por ndryshe nga shumica e njerëzve sot, ai nuk i kërkoi kurrë para askujt- as edhe një herë. Sekreti i tij ishte besimi tek Perëndia dhe ai ia besoi Perëndisë sigurimin e ushqimit dhe të veshjeve për më shumë se 10,000 jetimë. Mueller shkroi: “Besimi është siguria se ato që Perëndia ka thënë në Fjalën e Tij, janë të vërteta dhe se Perëndia do të veprojë sipas asaj që ka thënë në Fjalën e Tij. Kjo siguri, kjo mbështetje tek Fjala e Perëndisë, është besim.”

Në rregull, Mueller thotë se besim, nuk është të ecësh në errësirë, por të veprosh bazuar tek premtimet në Fjalën e Perëndisë. Por edhe kjo gjë, na përball me një problem. Si mund ta gjejmë guximin për të vepruar duke u bazuar tek ajo që tashmë e dimë?

Për shembull, në këtë libër të mrekullueshëm ne lexojmë me dhjetëra premtime, gjëra të mahnitshme që Perëndia ka premtuar. Por për shumë nga ne, ka një hendek midis asaj që besojmë, teorikisht, dhe asaj që bëjmë- asaj që vëmë në praktikë në jetën tonë. Pjesë e problemit është se ne kemi tendencën ta bëjmë jetën e krishterë shumë të komplikuar nga sa është në të vërtetë. Por ajo, në pjesën më të madhe, është relativisht e thjeshtë. Ne dimë shumë më tepër, nga sa bëjmë.

Shumë shpejt, ne mësojmë se lufta e vërtetë, shpesh është çështje e vullnetit tonë, duke dëshiruar të jemi plotësisht në kontroll të fatit tonë, në vend që t’u besojmë premtimeve të Perëndisë dhe thjesht, të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Prandaj edhe Perëndia lejon që besimi ynë të testohet, sepse vetëm atëherë, ne mund të jemi të sigurt se Perëndia na ka takuar vërtet, në pikën e nevojës sonë më të madhe.

Ne të gjithë e duam bekimin e çlirimit të Perëndisë. Kush nuk e do? Por duhet testimi, që të na ndihmojë të dimë se Perëndia është aty dhe se Ai e mban fjalën e Tij. Natyra njerëzore megjithatë, duke qëne se është ajo që është, dëshiron t’u shmanget sfidave. Ne preferojmë çlirim pa kaluar përmes zjarrit dhe përmbytjes. Ne jemi si ata njerëzit që jetonin në një zonë të caktuar që ishte përmbytur nga ujrat e lumit. Qeveria dërgoi helikopterë që të nxirrte njerëzit nga shtëpitë e mbushura me ujë. Njëri pas tjetrit, helikopterët largoheshin të mbushur me njerëz.

“Sa njerëz jetojnë në këtë zonë?”- pyeti dikush dhe ata filluan t’i numëronin. Më shumë se  135 njerëz ishim nxjerrë, por vetëm 78 njerëz jetonin në atë fshat. “Çfarë po ndodh?”- pyeti kapiteni që drejtonte operacionin e evakuimit. Njerëzit po e shijonin aq shumë udhëtimin me helikopter, sa që ktheheshin me varkat e vogla, për të shijuar edhe një udhëtim tjetër me helikopter. Kështu!

Në rregull, cili është thelbi i programit të sotëm? Kur ju përballeni me periudha testimi, besim është të kapeni pas asaj që ju e dini se është e vërtetë dhe të ecni në dritën që Perëndia ju ka dhënë. Kjo do të thotë se ju nuk do të kuptoni gjithçka, por vazhdoni të besoni dhe të prisni për sigurimin dhe çlirimin e Perëndisë.

Një mendim përmbyllës: Kuptoni se, me kërkesën e Perëndisë për bindje të thjeshtë, vjen premtimi i Tij për të siguruar dhe për të mbrojtur. Për George Mueller, ishte të besuarit për më shumë se tetë milionë dollarë të shekullit 19-të, të nevojshëm për  të ushqyer jetimët e Britanisë. Për ju, mund të jetë t’i besoni Perëndisë për bukën e përditshme, apo forcën për të kaluar edhe një ditë tjetër. Por lajmi i mirë është se Jezus Krishti është i njëjtë “dje, sot dhe përgjithmonë”. Ju mund t’i besoni Perëndisë! Ai do t’i përmbushë premtimet e Tij!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI