Vazhdo Përpara

Vëllezër, unë, nuk e llogaris veten time se e kam kapur [ende], por një gjë po bëj [është një nga aspiratat e mia]: duke harruar ato që kam lënë pas, dhe duke u zgjatur drejt atyre që kam përpara, po ndjek pas syn- imin [suprem dhe qiellor], drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus. (FILIPIANËVE 3:13‑14)     Marrëdhëniet tona me Perëndinë janë progresive dhe ne të gjithë kalojmë nga një nivel tek tjetri. Asnjëri prej nesh nuk është “mjeshtër” në komunikimin me Perëndinë sepse nuk ka kufij në thellësinë e marrëdhënies që ne mund të kemi me Të; ajo vetëm vazhdon të rritet, bëhet më e thellë, vazhdon të forcohet.

Aftësia jonë për të dëgjuar zërine Tij zhvillohet me kalimin e kohës. Me kalimin e kohës dhe me praktikë, ne bëhemi më të mirë në ndarjen e zemrës me Perëndinë dhe bëhemi më të aftë dhe më me përvojë në dëgjimin e zërit të Tij dhe në të kuptuarit e asaj që Ai po na thotë. Ne asnjëherë nuk bëhemi ekspertë të çertifikuar në lutje dhe kurrë nuk ndalojmë së mësuari si të komunikojmë me Perëndinë; përvojat tona bëhen më të pasura dhe më të mira.

Perëndia ka kaq shumë për ju, dhe megjithëse nuk keni mbërritur ende në destinacionin përfundim

tar, ju mund të falenderoni Perëndinë që jeni në shtegun që do ju çojë juve atje. Për sa kohë bëni progres, nuk ka rëndësi nëse ju jeni duke u zvarritur, duke ecur ose duke vrapuar. Vetëm vazhdoni përpara!

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ju jeni në rregull dhe në shtegun e duhur.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI