Kur të kuptojmë se armiku është dinak dhe se ai na sulmon nga shumë këndvështrime të ndryshme, do të jemi në gjendje të mbrohemi më mirë.
Ndoshta martesa juaj është bërë e vështirë ose po përballeni me probleme financiare. Ndoshta keni ndaluar së shkuari në kishë sepse jeni lënduar nga dikush atje. Ndoshta keni përjetuar dhimbjen e humbjes së një personi të dashur që vdiq papritur.
Nëse kapemi pas dorës së Perëndisë gjatë sprovave më të vështira të jetës, nuk është se kemi shpëtuar ndaj sulmeve të mëkatit. Për të shuar pasionin tonë për Perëndinë dhe për të vjedhur ngadalë miqësinë tonë me Zotin, armiku do të përpiqet të tërheqë fokusin dhe vëmendjen tonë diku tjetër. Ai mund t’ju tundojë të mendoni për gjëra që nuk janë haptazi mëkatare, por që ju largojnë nga shpresa në të cilën qëndroni—Zoti. Kur nuk i mbajmë më sytë nga Zoti, forca jonë; do të humbasim rrugën dhe pengohemi drejt një shtegu shkatërrues.
Duhet të jemi të zellshëm për të hequr dorë nga gjërat që na largojnë nga Krishti. A është mëkat dëshira për të pasur një jetë më të mirë? Jo nuk është. Megjithatë, kur qëllimi ynë është vetëm si të kemi një jetë më të mirë, dhe na largon nga Perëndia, ai bëhet mëkatar.
Gjatë gjithë jetës, përballemi me vendime të shumta, shumë prej të cilave janë të kushtueshme sipas standardeve botërore nëse merret vendimi i duhur. Megjithatë, asgjë në jetë nuk do të jetë kurrë aq e kënaqshme sa ndjekja e Zotit.
Pa marrë parasysh sa gjëra të mira marrim në jetë, pavarësisht sa diploma marrim apo fama dhe popullaritet që arrijmë, këto gjëra zbehen në krahasim me shpresën dhe gëzimin që përjetojmë në marrëdhënien me Krishtin.
Lutje: Zot, më ndihmo të përqendrohem vetëm tek Ti dhe vetëm Ti. Faleminderit për shpresën dhe gëzimin Tënd. Lutem në emër të Jezusit. Amen
“Tani kjo është jeta e përjetshme: të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar” (Gjoni 17:3).