Fjala e Perëndisë rritej dhe përhapej!

Veprat e Apostujve, kapitulli 12, vargu 24: “Ndërkaq fjala e Perëndisë rritej dhe përhapej.” Kjo është një deklaratë e mrekullueshme, në fund të këtij kapitulli. Në fillim të këtij kapitulli, kemi Jakobin dhe Pjetrin, të dy të burgosur për shpalljen e Ungjillit. Jakobit i pritet koka dhe më pas, Pjetri është gjatë gjithë kapitullit, faktikisht, i liruar nga burgu, në një mënyrë të mrekullueshme… në përgjigje të lutjeve të kishës. Është e mahnitshme! Pastaj, në fund të gjithë kësaj, shohim se Herodi vdes. Herodi, i cili adhurohej si perëndi, u godit nga Perëndia. Deklarata e fundit që shohim në këtë kapitull, është një tranzicion për në kapitullin 13 dhe thotë: “Ndërkaq fjala e Perëndisë rritej dhe përhapej,” Kuptojeni këtë…

Këtu kemi njerëzit e Perëndisë që po përballen me shumë kërcënime dhe po persekutohen, po burgosen, madje edhe po vdesin, për shpalljen e Ungjillit. Në fund, komenti për gjithë këtë pamje, është: “fjala e Perëndisë rritej dhe përhapej,” dhe kjo është në të vërtetë historia e Librit të Veprave të Apostujve dhe është historia e kishës së cdo kohe dhe cdo brezi. E vërteta është që njerëzit vijnë e shkojnë. Shërbëtorët e Krishtit, ndjekësit e Krishtit, njerëzit që janë duke predikuar Ungjillin, vijnë e shkojnë, por në fund, një gjë mbetet: Fjala e Perëndisë, nga brezi në brez, nga brezi në brez.

Atëherë, kjo është përgjegjësia jonë. Kjo është pjesa që na është dhënë të bëjmë në brezin tonë, për t’u siguruar në përcjelljen e Fjalës me besnikëri, tek ata që vijnë pas nesh, që si pasojë e jetës sonë, madje edhe e vdekjes sonë, Fjala e Perëndisë të rritet e të përhapet. Unë do t’ju inkurajoja sot që të mbaheni fort tek Fjala e Perëndisë. Ajo është e qëndrueshme. Njerëzit vijnë e njerëzit shkojnë. Gjërat vijnë e gjërat shkojnë. Fjala e Perëndisë mbetet. Fjala e Perëndisë mbetet përgjithmonë.

Jo vetëm të mbaheni tek Fjala dhe të qëndroni në Të, por edhe shpalleni atë. Kjo është ajo që do të ketë rëndësi përjetësisht: a e dëgjojnë njerëzit dhe a e besojnë Fjalën e Perëndisë, apo jo. Përjetësia e tyre varet nëse e dëgjojnë dhe e besojnë Fjalën e Perëndisë, apo jo. Kështu, le të rritet dhe të përhapet Fjala e Perëndisë, përmes jetës së tyre. Le të lutemi sipas kësaj:

Oh Perëndi, ne lutemi që frytet e jetës sonë, rezulatet e jetës sonë, të jenë për rritjen dhe përhapjen e Fjalës tënde. Ne lutemi sot, Perëndi, për mundësi për të ndarë Fjalën Tënde me njerëzit e tjerë dhe për të inkurajuar ndjekësit e Krishtit me Fjalën Tënde. Na ndihmo ta flasim në bisedat tona. Na ndihmo të flasim atë që ka rëndësi për përjetësinë, atë që do të zgjasë përjetësisht. Na ndihmo të flasim Fjalën Tënde.

Na cliro nga bisedat sipërfaqësore që janë larg Të vërtetës dhe larg fuqisë që gjendet në Fjalën Tënde. Le të përhapet Fjala Jote përmes nesh sot, në bisedat tona me ndjekësit e Krishtit dhe me kishën. Perëndi, le të rritet dhe të përhapet Fjala Jote përmes nesh, në jetën e atyre njerëzve që nuk e njohin e Fjalën Tënde dhe që nuk e besojnë Fjalën Tënde. Ne lutemi që Ti të hapësh për ne sot mundësi, që të ndajmë Ungjillin me njerëz të tjerë dhe që Ti të hapësh zemrat e tyre, për të besuar Ungjillin.

Perëndi, ne lutemi për këtë sot. Na jep ndjeshmëri ndaj Frymës tënde. Na ndihmo të jemi të guximshëm në ndarjen e Ungjillit. Ne lutemi që Ti t’i tërheqësh njerëzit drejt Teje, përmes shpalljes së Fjalës Tënde. Perëndi, le të jetë kjo përmbledhja e fudnit e jetës sonë, ashtu sikurse ishte për Pjetrin dhe Jakobin. Kur gjithcka të jetë thënë dhe bërë dhe ne të mos marrim më frymë, le të thuhet se Fjala e Perëndisë u rrit dhe u përhap përmes nesh. ne të lavdërojmë Ty, Perëndi, për qëndrueshmërinë e Fjalës Tënde. Ne besojmë në Të, prehemi në Të dhe lutemi që Ti të na ndihmosh ta shpallim Atë sot. në emër të Jezusit, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI