Unë besoj,por ndihmo mosbesimin tim!

Dhe Jezusi i tha: “Nëse ti mund të besosh, çdo gjë është e mundshme për atë që beson“- Marku 9:23

Për sa gjëra jeni lutur gjatë jetës suaj? Dua të them, u luta vërtet. Kur fëmija im më i vogli ishte pesë vjeç, shëndeti i tij u dobësua në mënyrë drastike. I dhimbte barku, qante pa pushim. As nuk hante dhe as nuk ecte. Mjekët i bënë analizat dhe i dhanë ilaçe.

U luta. Domethënë, u luta vërtet. Pleqësia e kishës sime erdhën dhe u lutën. Të nesërmen në mëngjes, e gjeta veten ulur në dhomën e pritjes së spitalit, ku kirurgu doli dhe më tha: “Ju lutemi ejani në dhomën e proçedurave.” E tmerruar e ndoqa në krah të fëmijës tim të pavetdijshëm. “Nuk ka asgjë  në të,” tha mjeku ndërsa më tregoi me gisht ekranin.

Nuk shoh asgjë të keqe nga to që treguan analizat  e mëparshme. Çfarë ka ndodhur?” më pyeti ai. “Epo,” i thashë, “ne u lutëm.” Por me të vërtetë po mendoja: “Ai ishte shëruar vërtet ai, apo jo?” Po, isha lutur. Por njësoj si babai që e çoi djalin e tij të demonizuar te Jezusi për ta shëruar, edhe unë bërtita: “Unë besoj o Zot, por ndihmo mosbesimin tim!” (Marku 9:24)

Besimi ynë shpesh është larg të qënit i përsosur; dhe mendojmë se nuk kemi mjaftueshëm besim. Bibla na thotë se besimi është dhurata e Perëndisë (Efesianëve 2:8). Për të rritur besimin, duhet të njohim zemrën e atij që i lutemi. Sa më shumë ta lexojmë  Biblën, aq më shumë  e njohim Perëndinë dhe ndërsa vazhdojmë të lutemi, besimi ynë rritet dhe mosbesimi zbehet. Djali im i vogël u shërua… dhe u rrit , u bë burrë i mirë.

Djali im i vogël u shërua… dhe u rrit , u bë burrë i mirë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI