Vitet e fundit, të gjithë jemi dëshmitarë të shtimit të kanaleve televizive të posaçme për transmetimin e filmave vizatimorë për fëmijë. Këto filma, ashtu siç përmbajnë skena dhe mesazhe pozitive, përmbajnë dhe të kundërtën e tyre, negativen dhe të dëmshmen. Prindërit, ndihen të shqetësuar ngaqë fëmijët mund të ndikohen nga konceptet e gabuara që përcillen nëpërmjet këtyre materialeve. Prandaj, ne kemi përzgjedhur disa hapa të cilat ndihmojnë në vlerësimin e përmbajtjes së një filmi vizatimor nga fëmija juaj.
Shfrytëzo kohën e lirë dhe ulu bashkë me djalin ose vajzen duke ndjekur një film vizatimor. Herë pas here, komentoji lëvizjet dhe aktet negative që performon heroi i filmit, sidomos në raste të tilla si:
- Kur njëri nga personazhet e filmit shan dhe ofendon një personazh tjetër, aq më tepër kur përdoren fjalë banale.
- Kur njëri nga personazhet bën diçka të pazakontë.
- Kur gënjen.
- Kur vjedh.
- Kur shkel parimet e besueshmërisë ose kur shkel fjalën e dhënë.
- Kur personazhet e filmit tallen ose ofendojnë njëri-tjetrin.
- Kur ironizohet një tjetër.
- Kur manifestohen akte mashtrimi.
Ndiqe filmin me qetësi dhe bëj komentet e tua, duke e lënë fëmijën të krahasojë mes asaj që sheh dhe asaj që dëgjon. Me pas ushtroje që të mos e pranojë dhe besojë gjithçka që sheh.
Lojë e këndshme:
Prindërit shqetësohen me faktin që fëmijët e tyre shohin shumë filma vizatimorë në gjuhë të huaja. Problemi rëndohet kur fëmija e kupton qartë atë gjuhë të huaj, e në këtë rast çdo politikë prindërore për t’ia kufizuar shikimin e filmave përfundon me dështim. Cila është zgjidhja në një rast të tillë?
- Jepi fëmijës (fëmijëve) një laps dhe një letër.
- Lëri ata të zgjedhin filmin që duan të shohin.
- U thuaj se do të mungosh gjysmë ore dhe se kur të kthehesh, do i pyesësh për gabimet dhe shkeljet që ka bërë personazhi kryesor i filmit. Kërkoju që ti shënojnë gabimet në letër dhe ne fund do të shpërblehet.
Po çfarë do të gjesh pasi të kthehesh?
- Do të befasohesh me gabimet dhe shkeljet e shumta në film.
- Do të befasohesh me të kuptuarit e fëmijëve si dhe dallimin e gabimeve dhe gafave të filmit.
Shumë mirë, mund të thellohesh në këtë lojë dhe tu thuash:”Pikturojeni gabimin, Pastaj korrigjojeni atë!” Le të shndërrohet në një konkurs dhe shfrytëzim fantastik i kohës së lirë.
Atëherë, ajo që ke arritur me këtë lojë i dashur prind, është:
- I le fëmijët ta shohin filmin
- U mësove kritikën dhe u ndërtove një barrierë e cila pengon gabimet dhe mesazhet negative.
- Kur politika e ndalimit është e padobishme, e lë fëmijën ta shohë filmin dhe i mëson kritikën.