Nga:

Këngë për birësimin

Sipas UNICEF, 153 milionë fëmijë rreth e qark botës kanë humbur një ose të dy prindërit. Shumica e tyre jetojnë në Afrikë dhe Azinë Juglindore. Secili prej tyre thërret sot për vëmendje për përkujdes. Një motivues i rëndësishëm për të sensibilizuar për kujdesin ndaj tyre është muzika. Mësoni për disa artistë që kanë përdorur talentin e tyre në të shkruar për të treguar histori dashurie dhe dhembshurie lidhur me birësimin. Këta muzikantë kanë birësuar vetë fëmijë. Lutemi që këto tekste inkurajuese t’ju nxisin ndaj përkujdesjes për fëmijët jetimë!

  1. “When Love Takes You In” nga Steven Curtis Chapman

[iframe_video type=”youtube” id=”beZ5hF-qZDY” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

Steven Curtis Chapman dhe gruaja e tij Mary Beth, themelues të organizatës Show Hope, kane birësuar 3 vajza nga Kina. Steven jo vetëm që ka përjetuar personalisht gëzimin e birësimit, por gjithashtu ka përkushtuar jetën e tij për të ndërgjegjësuar për këtë çështje të rëndësishme. Kështu ai dëshiron të inkurajojë të tjerët që të birësojnë dhe t’ju sjellin shpresë këtyre fëmijëve. Njëra prej shumë këngëve të frymëzuara nga birësimi është kënga: “When love takes you in”.

Kur dashuria të merr, gjithçka ndryshon
Një mrekulli fillon me rrahjen e një zemre
Kur dashuria të pranon në shtëpi dhe thotë ky është vendi ku ti përket

aty vetmia merr fund dhe një jete e re fillon

 

  1. “So Far to Find You” nga Casting Crowns

[iframe_video type=”youtube” id=”ooYWCAG3veo” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

Casting Crowns e ka shkruar këtë këngë në bashkëpunim me Steven Curtis Chapman. Ajo i kushtohet Meeka Hope, vajzës së Mark Hall, që erdhi në shtëpinë tij nga Kina. Kur flet për këngën Mark thotë, “Kur udhëtuam për në Kinë për të marrë Mekën, gruaja e Steven, Mary Beth na shoqëroi. Ne morëm gjithë fëmijët tanë dhe ata mund të luanin me motrën e tyre dhe kjo ishte e mrekullueshme. Por Meeka Hope nuk dëshironte që unë ta mbaja. Shumica e njerëzve të bardhë që shikojnë fëmijët jetimë në kinë janë doktorë të cilët vijnë për të bërë ndërhyrje të ndryshme kirurgjikale për ta. Vetëm pasi derdha shumë lot dhe zemrën time para Zotit për këtë ngjarje, kuptova se shpesh dhe unë kisha pasur të njëjtin reagim ndaj Zotit. U deshën disa javë që Meeka të afrohej dhe gjatë këtij procesi unë kuptova se kam nevojë për Jezusin më shumë se sa bekimet e tij. Ne jemi të shpejtë për të vrapuar tek ai kur kemi nevojë për diçka. Por jemi të ngadaltë për t’u ulur me të dhe për të shijuar praninë e tij. teksti flet për meka hope, por na tregon se si Perëndia na pranon në shtëpi.”.

Ne prisnim dhe luteshim
mezi prisnim të sillnim
pastaj pamë fytyrën tënde
në ҫast zemrat na i rrëmbeu
morëm një hap besimi
dhe ja ku jemi

  1. “Planting Trees” nga Andrew Peterson

[iframe_video type=”youtube” id=”gAJ0gzqzg_c” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

Për më shumë se 20 vite, Andrew Peterson ka qenë i pranishëm në muzikë duke ndryshuar jetë qetësisht në 4 minuta. Andrew është një nga artistët që shpesh përdor platformën e tij, për të ndërgjegjësuar lidhur me birësimin. Kënga e titulluar, “Planting Trees” u shkrua për një mikun e tij që birësoi një djalë nga Afrika.

Ai u nis për fluturim në Afrikë
Mbështolli në krahët e tij një djalë jetim

  1. “Orphan” nga John Waller

[iframe_video type=”youtube” id=”HQXGRwR4N2Q” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

John Waller ndjeu se Zoti po thërriste atë dhe bashkëshorten e tij të birësonte një fëmijë, pikërisht vajzën që quhej Ana. Ata njohën një vajzë nga Ukraina që quhej Ania. John Waller në videon e kësaj kënge ka përfshirë dhe fragmente të vajzës së tyre Ana, kur birësuan Anën ata vendosën të birësonin dhe dy vëllezërit e saj.

Sepse Jezusi dëgjon jetimët
Ai lëviz qiellin dhe tokën për një vajzë të vogël.

  1. “Orphan Lullaby” nga Lindsey Teefey

[iframe_video type=”youtube” id=”MAu6OM6l0Yg” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

Lindsey Teefey ka shkruar një këngë të titulluar ‘Ninulla e jetimit’, të cilën ja ka dedikuar djalit të saj të birësuar nga Etiopia. Ajo shpreson gjithashtu qe kjo këngë do të inkurajojë të tjerët të kujdesen për jetimët duke marrë parasysh birësimin.

Je kaq i dashur fëmija im
Zemra ime, ëndrrat e mia, shpresat e mia,
janë të gjitha për ty

  1. “Everything To Me” nga Mark Schultz

[iframe_video type=”youtube” id=”OPYaRJOWznk” width=”auto” height=”auto” autoplay=”0″]

Mark Schultz është një fëmijë i birësuar. Ai u birësua kur ishte foshnje. Ai kurrë nuk mendoi që të takonte nënën që e solli në jetë, derisa një person e ndihmoi të kuptonte dashurinë që kjo nënë kishte pasur sa ta sillte në jetë dhe më as ti jepte mundësinë një familjeje tjetër që të kujdesej për djalin e saj. Ai e shkroi këtë për nënën që e solli në jetë për të shprehur mirënjohje dhe falënderim për vendimin e saj.

Ti më dhe jetë
Një botë të re për të vështruar

Shpresojmë që këto këngë t’ju kenë inkurajuar dhe motivuar për të bërë diçka. Realiteti i dhimbshëm është se çdo 18 sekonda, një fëmijë mbetet jetim. Ndoshta jo të gjithë janë thirrur për të birësuar, por kushdo mund të bëjë diçka! Ti mund të bësh diçka!

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI