Hillsong United kanë krijuar një ndër këngët më të suksesshme të viteve të fundit, “Oceans (Where Feet May Fail),” vlerësuar si hiti i tyre i parë nr. 1 në radio në karrierën e tyre më shumë se 15 vjeçare. Kjo këngë është e albumit të tyre Zion, projekti më i suksesshëm publikuar që nga Shkurti i vitit 2013.
Që nga publikimi i albumit, “Oceans” ka kryesuar klasifikimet në Billboard në 4 klasifikime të ndryshme, e pozicionuar e para në Hot 100 për 13 javë. Video e kësaj këngë është parë më shumë 29 milionë herë (shifër që vazhdon e rritet). Tetorin e vitit të kaluar në eventin e GMA Doe Aëards kënga mori çmimin si “Kënga më e mirë e Vitit 2014”, gjë që dëshmon për suksesin e vazhduar të saj.
Çfarë thotë Hillsong United për ndikimin e kësaj kënge, lexoni këtë shpjegim të grupit për këngën, ndikimin dhe mesazhin që ajo përcjell.
“Mendojmë se çdo këngë të cilën e punon mirë, tregon një histori dhe përshkruan një udhëtim. Pasi kënga përfundon atëherë mund të kuptosh se çfarë do të ndodh me të. Disa këngë bëhen të suksesshme, të tjera duket sikur zhduken ngadalë, pastaj ka nga ato këngë që dëshiron shumë që të tjerët t’i kuptojnë dhe pranojnë.
Oqeanet ka qenë një këngë, që mua personalisht më ka befasuar. Ndërsa shkruanim vargjet e kësaj kënge ndjemë se ishte një këngë e veçantë. Në momentin kur Taja erdhi në studio për ta kënduar, ishte një nga ato çaste kur thamë: “Uau, është mrekulli!”
Momente të tilla i përjetojmë shpesh gjatë kohës kur jemi në studio apo duke regjistruar, pasi jemi plot gëzim për diçka të re, por menduam, të shohim një herë se çfarë do të ndodh me këtë këngë.
Në momentin kur ishim në Afrikën e Jugut, dhe nuk e kishim publikuar ende albumin, menduam të vendosnim; ‘Oqeanet’ në listën e këngëve që do të këndonim. Kur Taja filloi ta këndonte këtë këngë, atëherë pamë se sa e fuqishme ishte prezenca e Zotit në atë vend. Më kujtohet emocioni që kishim ne, dhe mënyra se si e pritën njerëzit.
Dëshira pas çdo kënge që krijojmë është që të ketë kuptim për njerëzit dhe që t’i afrojë ata me Zotin. Mendoj që arsyeja pse kjo këngë u ka pëlqyer shumë njerëzve është sepse të nxit ti afrohesh Zotit, pavarësisht se ku je në udhëtimin tënd të besimit. Ka nga ata që nuk kanë besim tek Perëndia, ndoshta kanë një ide rreth Zotit, ose ka nga ata që kanë qenë në këtë udhëtim për një kohë të gjatë, kanë parë gjithçka, përjetuar çdo gjë, dhe sërish janë duke kërkuar më shumë. Pra mund të jemi në nivele të ndryshme, por Perëndia vazhdimisht na tërheq pranë vetes, dhe ai dëshiron që të vazhdojmë të ecim përpara e më thellë drejt së panjohurës sepse Ai ka shumë për të bërë përmes nesh.” – Hillsong United
Teksti i këngës në shqip:
Ti më thërret të ec mbi ujërat
Pa e ditur se ku këmba shkel
Dhe mes misterit ja ku je Ti
Mes thellësisë besimi del
Emrit tënd do ti thërras
Mbi dallgët sytë unë do ti mbaj
Kur oqeanet ngrihen
Jam në krahët e tu
I imi je i Yti jam
Në ujëra të thella mjafton hiri
Me krahun tënd ti më drejton
Kur këmbët s’mbajnë më, frika duket
Jo asnjëherë ti kurrë s’dështon
Ku besimi s’ka kufi ti frymë drejtomë
Përmbi ujëra të kaloj unë
Kudo qe të më thërrasësh
Merrmë thellë atje ku këmba nuk ka shkelur
Qe besimi t’më forcohet
Në praninë e Shpëtimtarit