Nga:

Familja e përzier

b68d7f548737349e 1024x682 1A të duket se përzierja në familjen tënde është kryesisht një lëmsh?

Po të vësh miell, vezë dhe vaj bashkë . . . do të duhet të punosh ca pa t’i bësh të përzihen. Por kur kjo përzierje i ekspozohet nxehtësisë së një furre për një kohë të caktuar, ndodh një reaksion kimik i cila i lidh përbërësit e ndarë duke i kthyer në një ëmbëlsirë të shijshme.

 

Po ashtu, kur pjesëtarët e një familjeje të përzierë i nënshtrohen nxehtësisë të kushteve të reja të jetesës e personaliteteve në ndryshim, duhet ca punë për t’u lidhur si një njësi familjare.

Çdo individ duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të promovuar paqen e për ta ndërtuar njëri tjetrin në mënyrë që familja të lidhet me dashuri dhe unitet.

“Le të ndjekim, pra, ato që ndihmojnë për paqe dhe për ndërtimin e njëri-tjetrit.” (Romakëve 14:19)

Por kur interesat e fëmijës janë prioritet përmbi ato të bashkëshortit tjetër apo të fëmijëve të tij apo saj, kjo me të vërtetë kthehet në shkak për përçarjen e familjes. Pavarësisht se familjet e përziera siç është e jotja kanë prirjen të jenë shumë të vështira, gjithmonë ka shpresë.

Si ti ashtu edhe bashkëshorti yt duhet të jeni të gatshëm që të bini dakord për të caktuar normën e sjelljeve të përshtatshme si dhe të disiplinës për të gjithë fëmijët. Mos bëj absolutisht asgjë derisa të mund të zbatosh një politikë për të cilën keni rënë dakord që të dy. Në fund, do të filloni të disiplinoni duke marrë parasysh edhe ndjenjat e njeri tjetrit. Ndërkohë që mësoni të bini dakord për zonat konfliktuale, do të filloni të mësoni se si të silleni në të mirë të të gjithë pjesëtarëve të familjes.

Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve.” (Filipianëve 2:4)

Disa këshilla për familjet e përziera

  • Ndërtimi i një marrdhënieie të shëndetshme me bashkëshortin apo bashkëshorten. (Zanafilla 2:24)
  • Kremtimi me fleksibilitet i festave apo traditave familjare. (Romakëve 12:10)
  • Ushqimi i marrëdhënieve të fëmijës me familjen bërthamë. (Eksodi 20:12)
  • Vendosja për të qëndruar i palëkundur. (Fjalët e Urta 29:15, 17)
  • Krijimi i një strukture familjare.  (Fjalët e Urta 3:12)
  • Negocimi për të gjetur baza të njëjta. (1 Korintasve 1:10)
  • Varu gjithnjë e më tepër nga Krishti.( Kolosianëve2:6)

“Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të, duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse ju mësuan, duke mbushulluar në të me falënderim.” Kolosianëve2:6

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI