Mënyra për të ndihmuar fëmijët të rriten në marrëdhënien e tyre me Perëndinë

Çdo prind i krishterë, dëshiron që fëmijët e tij të rriten në marrëdhënien e tyre me Perëndinë. Ata duan që ajo të jetë një marrëdhënie e ngushtë dhe e shëndetshme.

Djemtë dhe vajzat janë të ndryshëm. Me mençurinë e tij të pafund, Zoti i ka bërë mashkullin dhe femrën në mënyra krejtësisht unike dhe të ndryshme, që do të thotë se qasja jonë për t’i rritur duhet të jetë e ndryshme.

Ka gjëra të ndryshme që mund të bëjmë për të inkurajuar fëmijët të rriten në besimin tek Jezusi. Djemtë mund të inkurajohen në mënyra të ndryshme krahasuar me vajzat, por në të dy rastet ki parasysh:

Bëhu ti shembull për fëmijën tënd

Duke u rritur fëmijët, ti mund të bësh një punë të mirë duke i lexuar fjalën e Zotit, duke i treguar rëndësinë e kishës dhe si të ndjekë Jezusin. Vetë jeta jote është një dëshmi dhe shembull për fëmijën tënd.

Lexoni biblën së bashku

Si prindër, jeni përgjegjës për mbjelljen e atyre farave të besimit tek fëmijët tuaj për të hedhur themelin e besimit. Lexoni biblën para gjumit ose mblidhuni së bashku për një kohë inkurajimi nga Fjala e Zotit. Edhe nëse hasni në rezistencë, vazhdoni të qëndroni dhe tregojuni atyre për rëndësinë e bibles.

Lutuni për fëmijët dhe me fëmijët

Flisni për lutjen, Jezusin, besimin dhe Biblën në bisedat tuaja të përditshme. Përgjigjuni pyetjeve dhe tregoni se si besimi juaj është i rëndësishëm dhe aktiv në jetën tuaj. Diskutoni marrëdhëniet tuaja me Zotin dhe çfarë ndryshimi ka bërë në jetën tuaj. Ndani ungjillin dhe ndihmojeni fëmijën tuaj të njohë bazat e besimit të krishterë.

Ndërsa fëmija juaj ka pyetje në lidhje me besimin, merrini ato seriozisht dhe përgjigjuni atyre pyetjeve sinqerisht… edhe nëse përgjigjja juaj është “Unë nuk e di”. Bëhuni të përshtatshëm për moshën në përgjigjen tuaj, por mos u largoni nga ndarja e pikëpamjes tuaj dhe gërmimi më thellë për të gjetur përgjigjen. Nëse nuk e keni përgjigjen, angazhohuni që ta gjeni përgjigjen së bashku.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI