Izrael, Dëshmia e çiftit që arritën të shpëtonin nga flakët

Lufta Izrael-Hamas vazhdon të jetë e ashpër, më shumë se 1400 persona kanë vdekur nga sulmet e Hamas dhe më shume se 200 të tjerë po mbahen peng në Gaza, ndërkohë Izraeli po bën çdo lloj përpjekje për të liruar pengjet dhe është shprehur se pa lirim të pengjeve nuk ka armëpushim me Hamasin. Ndërkohë, mënyrat se si njerëzit kanë shpëtuar nga sulmet e Hamas janë të shumta dhe të mrekullueshme. Dr. Yoram Klein, drejtor i Qendrës së Traumës dhe Ndërhyrjeve Kirurgjikale Sheba, në Izrael tregon dëshminë e një çifti të rinjsh dhe vajzës së tyre që arritën ti mbijetonin sulmit terrorist të Hamasit.

Klein tregon se çifti dhe vajza e tyre 2-vjeçare kanë djegie të shkallës së lartë. “Në ngjarjet e 7 tetorit dy prindërit izraelit u mbyllën në dhomën e tyre të sigurisë. Pasi terroristët e Hamas nuk ishin në gjendje të hynin në atë dhomë, vendosën të djegin shtëpinë. Ata mund të kishin mbetur të vdekur në vend, por që gjetën një rrugëzgjidhje të paimagjinueshme, e futën fëmijën në mes të trupave të tyre, të përqafuar me njëri-tjetrin, u hodhën nga dritarja dhe ranë mbi një kamion. Fatmirësisht, ata shpëtuan dhe ishin në gjendja të mund të evakuoheshin në Qendrën mjekësore Sheba- ka thënë Dr. Yoram Klein. Mes të tjerash, ai ka thënë që kjo është vetëm një nga shumë dëshmitë se si persona të ndryshëm në Izrael, kanë mundur të shpëtojnë jetët e tyre nga sulmet terroriste të Hamasit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI