Por secili të shqyrtojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë të mburrurit vetëm për veten e tij dhe jo për tjetrin. – Galatasve 6:4
Duhet ta ndalojmë veten së krahasuari me të tjerët, sepse Perëndia nuk do që të jemi të irrituar dhe të ndihemi të pavlerë për bekimet që Ai dëshiron të na japë.
Krahasimi i jetëve tona me jetët e të tjerëve nuk është i drejtë, as për ata dhe as për ne. Është e padrejtë për ata sepse nëse bëhemi xhelozë për atë që ata kanë, çfarë dinë, si duken, etj…, ne fillojmë ta mbajmë veten larg tyre. Nuk i vlerësojmë më si njerëz të mrekullueshëm të krijuar nga Perëndia.
Është e padrejtë për ne sepse kufizon planin e Perëndisë për jetët tona. Krahasimi i thotë Perëndisë: “Unë dua të kufizoj punën Tënde në jetën time dhe asgjë tjetër. Dua që jeta ime të jetë si e këtij personit tjetër.”
Perëndia ka një plan individual për secilin prej nesh. Plani i Tij për ju është më i madh nga sa mund të imagjinoni. Mos shikoni planet e Tij për të tjerët që të mund të ecni në planet që Ai ka për ju dhe të merrni bekimet që ato sjellin.
Lutje
Frymë e Shenjtë, më ndihmo të shqyrtoj zemrën time në ndershmëri dhe më vër në dukje çdo xhelozi, fyerje apo irritim në mua që është zhvilluar nga krahasimi me të tjerët. Unë dua të jem gjithçka që Ti do që unë të jem dhe të jetoj jetën që Ti ke për mua.