A është i gabuar seksi përpara martesës?

Dashuria e vërtetë pret. Kjo është një frazë që të gjithë e kanë dëgjuar, madje dikush mund të ketë shkruar edhe në një letër premtimin se do të presë deri në martesë për të pasur marrëdhënie seksuale. E thënë kështu duket e thjeshtë. Por në kulturën që po jetojmë sot nuk është gjithmonë kaq e lehtë sa duket. Le të shohim se çfarë na tregon Bibla në lidhje me seksin dhe me martesën.

 Çmimi i Mëkatit Seksual…

Ai i kishte të gjitha mundësitë për të jetuar një jetë shembullore. Prindërit i kishin krijuar një mjedis pozitiv në shtëpi. Ata ishin të sigurt që do të bëhej një drejtues i fortë. Dhe ai e kishte bekimin e Perëndisë në jetën e tij. Por pavarësisht aftësisë së madhe si dhe përparësive të tjera që kishte, dështimi i tij nga ana morale e çoi në rrënim. Përgjatë gjithë  historisë, ky njeri i pamoralshëm, do të kujtohet si për forcën e tij të jashtëzakonshme ashtu edhe për dobësinë e tij të madhe. Sa ndryshe mund të kishte shkuar jeta Samsonit nëse do ta kishte kaluar sprovën e integritetit seksual – ah sikur të mos i ishte dhënë joshjes nga ndjellja seksuale – një ndjellje që e çoi në shkatërrimin e tij përfundimtar.

 “Atëherë princat e filistejve shkuan tek ajo [Delilah] dhe i thanë: “Bëje për vete dhe zbulo ku qëndron tërë ajo forcë e madhe e tij, në mënyrë që ta mposhtim për ta lidhur dhe për ta nënshtruar.’” (Gjyqtarët 16:5)

 Gjëra të Pavërteta Rreth Seksit

  • E pavërteta: “Në dashuri e luftë, gjithçka lejohet.”
  • E vërteta: Baza e dashurisë është sakrifica, jo gjërat që lejohen.  

“Nga kjo e kemi njohur dashurinë: ai e dha jetën e vet për ne; dhe ne duhet ta japim jetën tonë për                                 vëllezërit.”(1 Gjonit 3:16)

  • E pavërteta: “Partnerë të shumtë seksualë ofrojnë më shumë përvoja.”
  • E vërteta: Përvojat e shumta lindin krahasime dhe  pakënaqësi.

“Mos u bëj pjesëtar në mëkatet e të tjerëve; ruaje veten të pastër.” (1 Timoteut 5:22)

  • E pavërteta: “Për sa kohë që nuk jam i martuar, duhet të kem të drejtën të bëj seks me kë të më dojë qejfi.”
  •  E vërteta: I vetmi rast ku Perëndia bekon dy njerëz në një marrëdhënie seksuale, është përbrenda një marrëdhënieje bashkëshort me bashkëshorte.

 “Për këtë arsye njeriu do ta braktisë babanë e tij dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij dhe të dy do të jenë një mish i vetëm; kështu nuk janë më dy, por një mish i vetëm.” (Marku 10:7–8)

Hapa Praktikë për Pastërtinë Seksuale 1

A ke vështruar ndonjëherë ujin e pastër e të tejdukshëm të një liqeni të kthjellët? Po kaq të bukura janë dy jetë seksualisht të pastra që bashkohen për të gjetur plotësim fizik përbrenda marrëdhënies martesore. edhe nëse ke vuajtur nga një e kaluar me papastërti seksuale, përmes fuqisë së Perëndisë, ajo që është e papastër mundet që edhe një here tjetër të bëhet e pastër nga ana shpirtërore.

“Le t`i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjes së ligë dhe trupin të larë me ujë të kulluar.” (Hebrenjve 10:22)

Shkruaje zotimin tënd sipas të cilit ti do të jesh i pastër nga ana seksuale që sot e tutje.

“Kur i ke bërë një zotim Perëndisë mos humb kohë ta plotësosh,  sepse ai nuk kënaqet me budallenjtë; plotëso zotimin që ke marrë” (Predikuesi 5:4)

Gjej shokë të cilët kanë të njëjtin përkushtim.

“Atëherë e bëni të plotë gëzimin tim, duke pasur të njëjtin mendim, të njëjtën dashuri, një unanimitet dhe një mendje të vetme.” (Filipianëve 2:2)

Lutu për të gjetur një partner të duhur për t’i dhënë llogari.

“Besnike janë plagët e një shoku, dhe të rreme të puthurat e një armiku.” (Fjalët e Urta 27:6)

 Zhvillo një strategji pro-vepruese për t’iu kundërvënë shtysave seksuale.

“Mos hyr në shtegun e të pabesëve dhe mos ec në rrugën e njerëzve të këqij.” (Fjalët e Urta 4:14)

Bëj një listë të qëllimeve që ke në jetë.

“Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.” (Efesianëve 2:10)

Mbaj vënë një unazë, byzylyk, apo varëse që tregon dlirësi.

“Kështu do t`i këndoj përjetë lavde emrit tënd dhe do t`i plotësoj zotimet e mia ditë për ditë.” (Psalmet 61:8)

Shkruaji një letër dashurie partnerit tënd (imagjinar) martesor të ardhshëm.

“Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor i papërlyer, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.” (Hebrenjve 13:4)

Ndihmoji të tjerët.

“Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej.” (Mateu 5:16)

Mbështetu tek besimet shpirtërore, apo tek mësimet e kishës tënde.

“Rrini zgjuar, qëndroni të palëkundshëm në besim, silluni si burrat, jini të fortë.” (1 Korintasve 16:13)

Bëj një listë me premtime.

“Duke i pasur këto premtime, o të dashur, le ta pastrojmë veten nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës dhe ta përfundojmë shenjtërimin tonë në druajtjen e Perëndisë.”(2 Korintasve 7:1)

Si përfundim, qëllimi i Zotit për seksin është i mirë, duke qenë se ai na krijoi ne në një mënyrë kaq të veçantë- ai dëshiron që ne ta shijojmë këtë dhuratë, por kjo gjë duhet të vijë si pasojë e një dhurate edhe më të madhe që është një marrëdhënie e përkushtuar dhe  plot dashuri-martesa.

Nëse dëshironi më tepër informacion për këtë temë kontaktoni Qendrën e këshillimit “Ҫelësi Im” një shërbesë e Radio 7 në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Shpresë për zemrën. Misioni i saj është “të japim një këshillim biblik që rinovon mendjet, shëron zemrat, dhe u sjell shpresë të lënduarve, si edhe të fuqizojmë të tjerë për të bërë të njëjtën gjë.

Na kontaktoni në [email protected], P.O.BOX 29 14 Tiranë

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI