Përkujdesja sistematike është e nevojshme

Lexo:Psalmi 119:97-103

“Shikoje këtë bimën që më dha gjyshja,” tha Adela kur u kthye në shtëpi, pasi kishte kaluar një pasdite me gjyshen e saj. “Gjyshja thotë se do të çelë lule. A mund ta mbaj në dhomën time dhe të kujdesem vetë për të?” Nëna pohoi me kokë, kështu, Adela e mori bimën në dhomën e saj, ku kishte përgatitur një vend për të mbi komonë e saj.

Herë pas here Adela e kontrollonte bimën për ndonjë gonxhe. Ajo mbeti pa fjalë kur pa vetëm kërcejtë dhe gjethet, dhe ato dukeshin sikur po bëheshin ngjyrë kafe.

“A ka ndonjë gonxhe në bimën tënde?” pyeti gjyshja kur erdhi një ditë në shtëpinë e Adelës. Adela tundi kokën. “Jo. Në fakt, bima duket sikur po thahet,” tha ajo.

“E ke ujitur rregullisht?” pyeti gjyshja. “Po ja, unë…” Adela hezitoi. “Përpiqem të mos harroj. Dëshiron ta shohësh? Mbase ti mund të më thuash se çfarë ka që nuk shkon me të.” Gjyshja e ndoqi Adelën në dhomën e saj për ta kontrolluar. “Oh, Perëndi!” klithi gjyshja. “Kjo bimë e gjorë po noton në ujë! Çfarë i ka ndodhur?”

Adela ngriti supet. “Harrova ta ujisja për dy ditë, kështu, sot në mëngjes i hodha shumë ujë shtesë,” shpjegoi ajo. Gjyshja tundi kokën. “Adela, si do të ndiheshe ti nëse nëna jote do të harronte të të përgatiste ushqimin për disa ditë, dhe, më pas, kur ajo të kujtohej, të të jepte të gjitha vaktet që kishte harruar?” pyeti ajo.

Adela qeshi. “Nuk do të më pëlqente aspak,” tha ajo. “Do të vdisja urie në ditët që ajo do të harronte dhe do të ngopesha më shumë se ç’duhet kur ajo të kujtohej sërish.”

“As bimës nuk i pëlqen ky lloj trajtimi,” tha gjyshja. “Ti duhet ta ujisësh rregullisht.” Kur ato u kthyen për të dalë nga dhoma, gjyshja vuri re Biblën mbi tavolinën e Adelës. “Mesa shoh ti e paske Biblën e xhepit,” tha ajo me ton aprovues.

Adela pohoi me kokë dhe ngriti librin. “Kjo është diçka që nuk e kam harruar, gjyshe,” tha ajo. “Kur ti ma dhe, më the që ta lexoja çdo ditë, dhe këtë kam bërë.”

Gjyshja buzëqeshi. “Më vjen mirë!” tha ajo. “Ky është libri më i bukur në botë. Është i mbushur plot me ushqim frymëror për ty, dhe gëzohem që po merr një dietë sistematike prej saj.”

Po ti e lexon çdo ditë Biblën tënde? E harron ndonjëherë, apo e lë pas dore edhe kur kujtohesh për të? Kur kjo ndodh, përpiqesh të lexosh shpejt për të mos mbetur pas apo lexon shumë brenda një kohe të shkurtër? Kjo nuk është shumë e dobishme. Bibla të jep ushqim frymëror. Nëse dëshiron të rritesh në jetën tënde të krishterë, përgatit një program për ta lexuar Biblën rregullisht. Lexoje, mendo për atë që thuhet në të, dhe ndiqi mësimet e saj.

Lexoje rregullisht Fjalën e Perëndisë!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI