Edhe fëmijët kanë nevojë për inkurajim!

Nëna po shihte të birin teksa zvarritej përtokë. Me sa dukej, nuk ishte aspak në humor. Ajo mendoi  ta inkurajonte. Kështu i erdhi një ide. Mori një fletore dhe e vendosi mbi  tavolinë.  Çdo ditë, shkruante diçka për punët që ai bënte dhe për dashurinë që tregonte ndaj motrës së tij.

Në këtë fletore  ajo e falënderonte. Gjithashtu i kërkonte falje nëse kishte bërë gabim. Nëna  vuri re se çdo mëngjes,  djali lexonte shënimet e saj. Për pak kohë, sjellja e tij filloi të ndryshojë.

Si prindër, shohim gjithmonë gjërat që fëmijët bëjnë gabim. Nuk i vëmë re ato që bëjnë mirë. Babai hyn në shtëpi dhe  sheh rrëmujë. Ai vë re se punët  janë të papërfunduara . Patinat janë hedhur tutje , rrobat janë gjithandej.  Fjalët e para që ai thotë janë, “ Pse s’i keni mbaruar akoma punët tuaja?”

Fëmijët duhet të dinë  përgjegjësitë  e tyre, por  mund t’i lëndosh nëse u bërtet sapo hyn në shtëpi.  Kështu, sa herë që ti vjen, ata do të ndjejnë frikë.

Një nënë përdor një metodë që e quan “ Lavdëro dhe Prek”. Çdo ditë ajo lavdëron fëmijët për gjërat e mira që kanë bërë.   U jep atyre një përqafim, për t’u treguar se sa shumë i do. “ Lavdëro dhe Prek.”  Ky është një kombinim që mund ta përdorim të gjithë ne!

Apostulli Pal ka shkruar, :  ju bëjmë thirrje … të ngushëlloni zemërlëshuarit, të ndihmoni të dobëtit dhe të jeni të duruar me të gjithë. ( 1 Thesalonikasit 5:14 Një varg i mirë për t’u mbajtur mend. Aq më tepër në rastet kur punon me fëmijët. Mundohu të inkurajosh,të  ndihmosh dhe jesh i duruar. Inkurajimi u duhet  si të rriturve, ashtu  dhe fëmijëve.

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI