Duajeni punën, mos e lini atë.
Duke qënë se jetojmë në një kohë krize ekonomike papunësia është rritur edha ata që janë me fat të kenë një punë nuk e shijojnë atë. Nëse ju jeni një nga ata persona të cilët i urrejnë mëngjeset e të hënave, atëhere sipas “Main Street “ janë sugjeruar disa mënyra nga trajnuesit e karrierës se si ta bëni punën tuaj më shpërblyese, argëtuese dhe motivuese. Sipas ekspertëve ju kaloni të paktën pesë nga shtatë ditët e javës në punë dhe më e pakta që mund të bëni është të zbaviteni ndërsa punoni.
1.Reflektoni
Reflektoni për të kuptuar përse puna juaj nuk po ju kënaq. Kjo ndodh për shkak të kolegëve tuaj, shefit apo ndoshta është industria në tërësi e cila nuk ju pëlqen? Shpesh herë ne e gjejmë veten duke mos e pëlqyer më punën që bëjmë, dhe nuk arrijmë të kuptojmë përse ndodh kështu. Vlerësojini arsyet specifike përse nuk jeni i lumtur dhe analizojini ato një nga një sikurse shprehet Andrea Worch ekspert . Mos e lejoni krizën ekonomike t’ju lërë ju në një punë që nuk e pëlqeni por qëndroni vetëm sepse rrezikoni të mbeteni i papunë. Do të vijë një moment që do të kuptoni se jeni me fat që e keni një punë dhe se problemet tuaja në fakt janë të vogla.
Gjeni një projekt

Vjen koha kur mërziteni në punë dhe ju nuk keni me se të merreni. Ekspertët sygjerojnë që të jeni aktiv dhe produktiv me kohën tuaj. Merrni iniciativën për të kryer një projekt, mendoni se për çfarë ka nevojë kompania juaj dhe ofrouni që të gjeni një zgjidhje. Nëse veproni në këtë mënyrë me guxim dhe kreativitet keni për të arritur larg, shefi juaj do tju shohë me sy të mirë dhe ju mund të ngriheni në detyrë dhe të jeni në një pozicion që mund t’ju pëlqejë.
Ruani qetësinë
Acarimi dhe nervozizmi nuk ju ndihmojnë dhe këto emocione do ju bëjnë të shtoni acarimin tuaj. Mendoni që një ditë më parë se si do e shfrytëzoni kohën, bëni një plan pune për çdo ditë vendosini vetes cdo ditë një qëllim për të arritur. Në këtë mënyrë ju do të fokusoheni në detyrat tuaja konkrete.
Praktikat profesionale

Merrni shembull ( Gjeni një pikë referimi)

Pagë e lartë = I palumtur në punë?
Një arsye e zakonshme se përse njerëzit bëjnë një punë të cilën nuk e pëlqejnë është për para, një arsye mjaft e vlevshme. Puna që kanë paguan shumë, për ta lenë dhe për të nisur një të re e cila ka lidhje me pasionet e tyre por ka një pagë më të ulët. Ky është një problem “i mirë “ për tu patur. Por nëse ju keni një llogari kursimesh për raste emergjente, jeni pa borxhe dhe keni mundësi të gjeni një punë te cilën e doni atëhere bëjeni. Nëse e doni punën tuaj atëhere ajo nuk quhet më punë. Përveç te tjerash interesimi juaj për punën e re mund të impresionojë punëdhënësin tuaj i cili me shumë mundësi mund tju ngrejë rrogën më shumë se më parë.
Jeta juaj jashtë punës
Përpiquni të bëni diçka aktive mbas orarit të punës, merruni me një aktivitet që vërtet ju pëlqen dhe ju zbavit. Kur mendoni se çfarë do të bëni mbas orarit të punës edhe 8-orëshi i punës bëhet më pak i dhunshëm. Ky është një hap kritik për shëndetin tuaj fizik dhe mendor i cili do t’ju bëjë ju më të qetë dhe do ju bëjë ju të harroni stresin e punës.
