Gjithmonë ka pasoja kur populli i Perëndisë ndalon së nderuari Atë dhe nuk i bindet Fjalës së Tij. Kur izraelitët ia kthyen shpinën Perëndisë, Zoti u hoqi dorën e tij mbrojtëse. Dhe ata përfunduan si viktima të terroristëve të kohës së tyre, babilonasve. Lexoni librin e Habakukut se çfarë thotë për babilonasit—”komb mizor dhe i furishëm, një popull i tmerrshëm, i llahtarshëm; gjykimi i tij dhe dinjiteti i tij dalin nga ai vetë. ” (Habakuku 1:6-7) – a nuk është ky Përshkrimi i duhur për grupet terroriste si ISIS?
Nëse ne, si popull i Zotit, shtrembërojmë të Vërtetën e Zotit për t’u bërë miq me botën, a nuk rrezikojmë të njëjtat pasoja? Mërgimi është fati i çdo shoqërie apo komuniteti që dikur e ka njohur Zotin, e më pas i ka kthyer shpinën Atij. Mërgim i cili mund të ketë forma të ndryshme, por pothuajse gjithmonë përfshin terror nga jashtë dhe prishje sociale brenda. Ky degradim shoqëror ka çuar në probleme si:
- Zhduk respektin për të Vërtetën dhe urtësinë. Universitetet tona nuk janë më institucione të arsimit të lartë, por fabrika për larjen e trurit. Studentët nuk trajnohen për të qenë të urtë dhe të ditur, por indoktrinohen në linjën e parties që është në pushtet.
- Rritja e korrupsionit në qeveri. Udhëheqësit tanë nuk punojnë më për popullin, por për një klike të pasur oligarkësh.
- Trashimi i kulturës. Vulgariteti, turpësia, dhuna dhe urrejtja racore janë të shfrenuara, jo vetëm në internet, por në të gjithë shoqërinë aktuale.
Këto probleme mund të zgjidhen – dhe ju dhe unë jemi zgjidhja. Nëse do të ktheheshim te e Vërteta e Fjalës së Perëndisë, nëse do të bëheshim drita e botës siç na thirri Zoti që të jemi (shih Mateu 5:14-16), atëherë drita e së Vërtetës së Perëndisë, që shkëlqen përmes nesh, do të mbrapste errësirën.
Lutje: Zot, ki mëshirë për ne dhe na ndihmo ta nxjerrim kombin tonë nga errësira në të cilën ndodhet. Puno në jetën time, Atë, për të rritur besimin tim dhe për t’i drejtuar njerëzit te e Vërteta Jote. Në emër të Jezusit lutem. Amen.
“Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej.” (Mateu 5:16).