Infeksionet urinare tek fëmijët janë sëmundje të shpeshta dhe renditen të dytat pas infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Tek të rriturit këto infeksione kanë shenja tipike, ndërsa tek fëmijët vihen re shenja të përgjithshme që në pamje të parë nuk kanë lidhje me rrugët urinare.
Diamant Shtiza, mjek pranë Shërbimit të Pediatrisë, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” gjatë një interviste për TV7 Albania sqaron llojet e infeksioneve urinare si dhe shkaktarët e tyre. Sipas mjekut, infeksionet urinare mund të prekin të gjitha moshat, duke nisur nga të porsalindurit.
“Infeksionet urinare janë infeksione të traktit urinar, të veshkave, të kanalit urinar, të fshikëzës së urinës, së uretrës. Këto, në varësi të lokalizimit të tyre. Janë shumë të shpeshta dhe përbëjnë grupin e dytë të infeksioneve më të rëndëisshme në pediatri, pas infeksineve të rrugëve të frymëmarrjes.
Infeksionet urinare mund të prekin të gjitha moshat, nga të porsalindur deri tek adultët(të rriturit). Dallimi kryesor midis një fëmije dhe të rrituri, në rastin e infeksioneve janë anomalitë anatomike, defektet e traktit urinar që mund të jenë bashkëshoqëruese ose që mund të zbulohen për shkak të infeksioneve urinare. Ato janë më të shpeshta kryesisht tek meshkujt gjatë vitit të parë të jetës dhe femrat pas vitit të parë të jetës”, thotë mjeku i njohur.
Teksa rendit faktorët dhe shkaktarët, prof. Shtiza thotë se në rastet kur infeksionet nuk trajtohen si duhet, mund të shkaktojnë probleme të mëdha për organizmin.
“Faktorët mund të jenë të ndryshëm. Në rastet kur funksionet urinare nuk diagnostikohen dhe nuk trajtohen siç duhet, ato mund të shkaktojnë pamjaftueshmëri të funksionit të veshkave. Qëllimi kryesor i mjekut është parandalimi i infeksioneve urinare, në mënyrë që të ruhet funksioni i veshkave. Shkaqet kryesore dhe dëmtimet që mund të cojnë në infeksione janë anomalitë e lindura. Rreth 60% të këtyre rasteve janë të shoqëruara nga anomali urinare ose urologjike.
Fëmijët që kanë probleme me imunitetin, anomalite e traktit urinar, fëmijët e porsalindur me probleme, prematurët, ato që janë me probleme të rëndëishme të vezikës që ne i konsiderojmë në një grup të madh që quhet vezika neurogjene(dëmtim i nervave), e thënë me fjalë të thjeshta, shërben si depozitë dhe si pasojë e vezikës kemi edhe dëmtimin e veshkave. Në raste të shpeshta gjejmë ç”rregullime të traktit gastro-intestinal ku më i rëndësishëm është konstipacioni. Tek femrat, infeksionet kalojnë nga trakti gastro-intestinal, në traktin urinar dhe bëhet shkak i vazhdueshëm për infeksione. Kemi dhe infeksione të përsëritura, që quhen ndryshe kronike dhe që janë të vështira për t”u trajtuar. Ato kërkojnë terapi të zgjatura me antibiotikë. Këto terapi të zgjatura rrisin rezistencën ndaj antibiotikëve , ç”ka vështirëson ç”rrënjosjen e infeksionit”.
Lidhur me klasifikimin e infeksioneve, sipas mjekut, me rëndësi është të bëhet një dallim.
“Një klasifikim madhor që është i dallueshëm është diferenca midis traktit të poshtëm urinar dhe traktit të sipërm. Infeksionet e traktit të poshtëm urinar prek më shumë fshikëzën urinare, uretrën kurse infeksionet e traktit të sipërm prekin kryesisht veshkën. Por, më të rrezikshëm janë infeksionet e traktit të sipërm. Infeksionet janë dy llojësh: akut dhe kronik.Infeksioni cilësohet akut kur vjen menjëhere. Mund të shfaqet me shenjat e temperaturës kur jemi në rrugët e sipërme urinare, por mund të jetë edhe me shenjat e një djegie të urinimit, ështirësi në urinim kur jemi në pjesët e rrugëve të poshtme. Infeksionet kronike janë në rastet kur pacienti ka një infeksion, kurohet, bëhet më mirë. Për shkaqë predispozuese(me probalitet të lartë) për të pasur infeksion risëmuret dhe këto ndodhin në vazhdimësi,, atehëre ky quhet infeksion kronik”, tha ndër të tjera mjeku për TV7 Albania.
Shenjat klinike të infeksioneve tek neonatët/Latantët(0-2 vjeç): Temperaturë, të vjella, diarre, vështirësi në ushqyerje, vonesë në rritje, e qare e pangushëllueshme, anemi hemolitike(ç”rregullim i qelizave të kuqe të gjakut dhe sistemit imunitar), hepatomegali(ndryshime të pazakonta në mëlçI)
Fëmija: temperaturë, dhimbje abdominal(dhimbje e barkut komplet), urinë me erë të keqe.
Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: