Fituesit dhe performancat e GMA Dove Award 2020

Gjatë një transmetimi ekskluziv mbarëbotëror në TBN u prezantuan fituesit e edicionit të 51-të GMA Dove Award. Me moton “Bëni Ndryshimin”, programi festoi diversitetin dhe promovoi unitetin përmes performancave dinamike dhe dëshmive.  Çmimet më të rëndësishme të mbrëmjes shkuan për grupin For KING & COUNTRY me çmimin “Artisti i Vitit”. Dëgjoni performancën e tyre të vecantë të këngës ‘Amen’

We The Kingdom u vlerësuan si “Artisti i ri i Vitit 2020” dhe gjatë mbrëmjes kënduan këngëne tyre të mirënjohur ‘Holy Water’

Tasha Cobbs Leonard mori çmimin si “Artistja Gospel e Vitit”. Mos humbisnin këngën e saj ‘Release The Sound’ në këtë interpretim të veçantë për GMA Dove Award.

Mbrëmja i ishte përshtatur kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë dhe u realizua në mungesë të një audience. Por gjatë mbrëmjes pati një sërë performancash dinamike të zhanreve të ndryshme dhe bashkëpunime historike. Ndajmë me ju disa nga performancat më unike të GMA Dove Awards.

WayMaker u vlerësua si kënga më e mirë e vitit. Shijoni performancën e veçantë nga Leeland ft. Mandisa, Sinach, dhe Maverick City.

Një tjetër performancë e veçantë ishte ajo e Tauren Wells në bashkëpunim me  Christine D’Clario, Jenn Johnson dhe Jekalyn Carr.

Gjithashtu fansat ndanë disa histori se si këngët kishin ndikuar jetët e tyre. Artistë si Zach Williams, Natalie Grant, dhe Jonathan McReynolds folën për situatën e krijuar nga pandemia dhe përvojat e tyre përgjatë saj.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI