Nga:

Si të jesh një mami e lumtur?

Kur fëmija vjen në jetë, gëzimi që nëna ndjen është i papërshkrueshëm. Por momentet e lumturisë duket sikur zbehen më pas nga të qarat e foshnjës, mungesa e gjumit dhe sfidat e ndryshme me të cilat çdo nënë i duhet të përballet.

Sipas një studimi të kryer, tetë në dhjetë nëna ndihen të mbingarkuara nga stresi. Vetëm 19 përqind e nënave tregojnë se janë realisht të lumtura.

Ju e dini se nëse varni lumturinë tuaj në sjelljen e fëmijëve, mund t’iu duhet të prisni pak para se të përjetoni një lumturi të tillë.

Por ka një lajm të mirë! Nëse mund të prekni gëzimin që vjen nga bindja ndaj Krishtit dhe të qenit në praninë e tij, ti mund të jesh një mami më e lumtur pa marrë parasysh se çfarë po ndodh.

Lumturia, kënaqësia, gëzimi mund të rriten në jetën tuaj nga mendimet dhe veprimet tuaja.

Ka disa mënyra që iu vijnë në ndihmë  që të jeni një mami më e lumtur:

1.Mos fajësoni veten

Mos bini pre e mentalitetit të viktimës, që të bën të ndihesh si një humbëse gjatë gjithë kohës. Përqendrohuni në gjërat që mund të rregulloni dhe ndaloni të prisni përsosmëri nga vetja. Dështimi është një ngjarje, jo një person.

2.Bëni më pak për fëmijët tuaj

Mos bëni për fëmijët tuaj gjërat që ata mund t’i bëjnë vetë për veten e tyre. Pavarësisht nëse është lidhja e lidhësave të këpucëve, detyrave të shtëpisë apo larjes së enëve, duhet t’iu jepni fëmijëve edhe më shumë përgjegjësi teksa ata rriten. Kjo jo vetëm që do t’iu lehtësojë si një nënë, por do t’i përgatisë fëmijët tuaj për të qenë të përgjegjshëm në të ardhmen.

3. Lutu me nënat e tjera

Zoti i Plotfuqishëm është i gatshëm të dëgjojë dhe t’u përgjigjet kërkesave tuaja për fëmijët tuaj. Bëni lutjen një pjesë të rregullt të jetës tuaj si nënë. Ti gjithashtu mund të ftosh edhe nënat e tjera që të luteni çdo javë së bashku për fëmijët tuaj.

4. Mësoni të thoni Po

Shpeshherë mund të duket se e keni të vështire që të thoni “Po”. Nëna mund të ndihet si një ‘JO’ e madhe. “Jo, mos e prek atë.” “Jo, nuk mund të shkoj. Unë duhet të shikoj fëmijët e mi”.  Në vend që të vendosni theksin në jo, “Jo, mos e prek atë”, “jo, mos e bëj këtë”, filloni të shikoni mundësinë për të reaguar ndryshe dhe të thoni ‘Po’: “Po, le të argëtohemi”, “po, le ta bëjmë atë projekt shërbimi si familje”, “po, le të kursejmë për një pushim familjar.”

5. Kujdesu për veten

Shpesh për shkak të përgjejgësive dhe detyrave tuaja si nënë, mund të lini pas dore kujdesin për vete.  Por kini kujdes, bëni një gjumë të mirë, ushtroni rregullisht dhe konsumoni ushqime të shëndetshme.

6. Ristrukturoni aktivitetet tuaja familjare

Mos harroni të përfshini të përditshmërinë tuaj aktivitete dhe lojëra që iu bashkojnë të gjithë si familje. Mund të duket e vështirë që mes gjithë angazhimeve të gjeni kohë të lirë, por është e rëndësishme për rritur një familje të shëndetshme.

7. Mos harro bekimin tënd

Në garën e përditshme të amësisë, nuk duhet të harrosh se je e bekuar që ke fëmijë.  Ji mirënjohëse Zotit për fëmijët tënd çdo ditë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI