Mendoni pak . . . Radio, televizori,kompjuterët pushtojnë shtëpitë tona me informacione të fundit nga e gjithë bota. Të gjithë japin mendimet e tyre rreth asaj se çfarë është e gjithë kjo që po ndodh, apo se sa shumë duhet të besosh me siguri tek informacioni që merr?
Pak gjëra janë ato që kanë vertet vlerë. Megjithatë, si të krishterë, ne kemi një burim të përhershëm me informacione të sakta, pa frikë se mos ky informacion është thjesht thashethem i kaluar nga një person te tjetri. Shkëmbi ynë i përjetshëm, në të cilin është ndërtuar shpresa jonë është Bibla.
“Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova.” (Isaia 55:11)
Bibla është i vetmi burim suprem i zbulesës që ka të bëjë me kuptimin e jetës.
Shkrimet përcaktohen nga tre fjalë të rëndësishme: E Frymëzuar . . . E Pagabueshme . . . E Saktë.
“I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi.” (2 Timoteut 3:16)
1.Autorët njerëzorë u frymëzuan për të shkruar vetë fjalët e Perëndisë.
2.Perëndia komunikoi ekzaktësisht mesazhin të cilin Ai donte që të regjistrohej.
3.Bibla nuk të çon në rrugë të gabuar, as të mashtron apo zhgënjen.
4.Së fundi, Fjala e Perëndisë është gjithëpërfshirëse. Ajo përmban gjithçka të nevojshme. Si një burim informacioni, i cili nuk mund të vihet në dyshim, Bibla është gjithçka që ne kemi nevojë, për të pasur mençuri dhe të vërtetë.
Mendoni pak për brezat, të cilët jo vetëm që e besuan Fjalën e Perëndisë, por ata gjithashtu e ndërtuan jetën e tyre mbi parimet e saj. Falënderojmë Perëndinë për çdo drejtues inkurajues, karakteri i të cilit u ndërtua mbi një themel të patundur!
Tek Jakobi 1:25, fjala e Zotit thotë: Ndërsa ai që do të shikojë me vëmendje ligjin e përsosur, i cili është ligji i lirisë dhe ngulmon në të, duke mos qenë një dëgjues harraq, por një bërës i veprës, ai do të jetë i lumtur në veprimtarinë e vet”.
Teksti është ruajtur në mënyrë të mrekullueshme me kujdes e saktësi dhe praktikisht ka depërtuar në mbarë botën. Ka më shumë kopje të saj se të çfarëdo literature tjetër të lashtë apo bashkëkohore.
“Por, sikurse është shkruar: Ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe nuk kanë hyrë në zemër të njeriut, janë ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë. Sepse Perëndia na i ka zbuluar me anë të Frymës së tij, sepse Fryma heton çdo gjë, edhe të thellat e Perëndisë”. (1Korintasve 2:9–10)