Dita e Përkujtimit të Holokaustit

Dita e Përkujtimit të Holokaustit përkujton miliona viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e hebrenjve.

Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau nga forcat sovjetike në vitin 1945. Por për hebrenjtë Dita e Përkujtimit të Holokaustit korrespondon me ditën e 27 të muajit  Nisan sipas kalendarin hebraik . Ajo shënon përvjetorin e Kryengritjes së Varshavës . Në hebraisht , Dita e  Përkujtimit të Holokaustit është quajtur Yom Hashoah . Kur data aktuale e Yom Hashoah bie në një të premte , shteti i Izraelit kremton Yom Hashoah nje ditë para, pra të enjten paraardhëse . Kur ajo bie në një të dielë , Yom Hashoah përkujtohet të hënën në vijim, pra të nesërmen.

Dita e Kujtesës i kushtohet një prej tmerreve më të mëdha të historisë së njerëzimit, Shoah. Nuk ka rast tjetër dhe popull tjetër në botë që të ketë pësuar ato pogrome, atë zhdukje industriale, atë shfarosje masive që kanë pësuar hebrenjtë për shkak të doktrinës naziste të Holokaustit, egërsia e të cilit nuk mund të krahasohet as me epokën e errët të inkuizicionit mesjetar. Që nga viti 2004, Ditën e Kujtesës e përkujton zyrtarisht si një datë referenciale edhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Ky është një hap tjetër reflektimi i njerëzimit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI