Lexo: Psalmi 25:1-10
Xhaxha Berti thirri: “Kujdes! Ule shpejtësinë, Anja!” Endri që ishte në ndenjësen e pasme u kthye nga Xhina dhe qeshi. Kur hallë Suela i kërkoi xhaxha Bertit të blinte diçka në dyqan, ai e lejoi Anjën që t’i çonte me makinë. Ajo kishte vetëm një javë që e kishte marrë patentën, dhe, ndërsa po i jepte makinës, xhaxha Berti po e udhëzonte thuajse pa pushim. “Përpara ke një tabelë paralajmëruese. Është pak e vështirë të dallohet,” e paralajmëroi xhaxha Sidi. Ai heshti vetëm për një çast pastaj vazhdoi; “Unë ngadalësoj shpejtësinë kur kaloj pranë qendrës së zjarrfikëses… ah, po, pas dy kryqëzimeve do të kthehemi djathtas. Sigurohu që ta marrësh kthesën siç duhet… a ta kanë mësuar që mënyra më e mirë për të parkuar është…” Xhaxha Berti vështirë se pushonte së foluri për të marrë frymë.
Kur arritën në dyqan, Anja e parkoi makinën dhe ia dorëzoi çelësat xhaxhait të saj. “Faleminderit që më lejove ta ngisja unë makinën, xhaxhi Berti. Por mendoj se duhet ta ngasësh ti kur të kthehemi në shtëpi,je më i zoti se unë në timon!”
“Je e sigurt, e dashur?” pyeti xhaxha Berti kur mori çelësat.
“Po, shumë e sigurt,” u përgjigj Anja. Ajo buzëqeshi dhe i shkeli syrin Xhinës dhe Endrit. Kur xhaxha Berti u largua, ajo murmuriti: “Zakonisht është kënaqësi të ngasësh makinën, por me xhaxhi Bertin…” Ajo zgurdulloi sytë dhe ata qeshën.
Nëna buzëqeshi kur fëmijët i folën për incidentin. Xhina kundërshtoi: “Xhaxhi Berti duhet t’i kishte besuar Abit, ajo është shofere e zonja.”
Nëna iu përgjigj: “Mos u trego kaq i ashpër me xhaxhi Sidin. Në fakt, të gjithë ne sillemi nga pak kështu ndonjëherë.”
“Unë jo, unë i besoj Anjës.” – kundërshtoi Endri.
“Po, por a i beson gjithmonë Perëndisë?”, e pyeti nëna. “Kur ne e pranojmë Jezusin si Shpëtimtar, është njësoj si ta ftojmë Atë të ulet në ndenjësen e shoferit, në makinën e jetës sonë. Por shpesh sillemi sikur të jemi ulur pranë Tij dhe po i tregojmë se si t’i japë makinës.” Ajo heshti. “Kjo që më thatë në lidhje me udhëzimet që xhaxhi Berti i dha Anjës, më kujtoi atë që treguat sot për skuadrën tuaj të bejsbollit.”
Endri qëndroi i menduar. “Mos do të thuash që unë i kërkova Perëndisë të më ndihmonte të futesha në skuadrën e bejsbollit, dhe prandaj Ai më futi. Por tani nuk më pëlqen më sepse duhet të luaj në fushën e majtë në vend që të hedh topin?”
Nëna pohoi me kokë: “Të gjithë ne duhet të kujtojmë se Perëndia di të na drejtojë; Ai di ta menaxhojë jetën tonë më mirë se ne!”.
Po ti a i beson Perëndisë, dhe a e pranon mënyrën se si Ai e drejton jetën tënde? Ai e di cila është rruga më e mirë për të udhëtuar në shtegun e jetës. Ti nuk e di ku janë kthesat ose se çfarë të pret në kthesën e radhës, por Ai e di. Ai e di se me çfarë vështirësish dhe kënaqësish do të përballësh. Beso që Ai do të të ndihmojë mes tyre.