“Ka krizë dhe nuk ka punë”, tashmë nuk kalon ditë pa e dëgjuar të paktën një herë të vetme këtë “parullë” nëpër media apo biseda te ndryshme. Në kohë të tilla kaq të errëta, e vetmja zgjidhje duket se është sajimi i mënyrave të reja të punësimit, në mënyrë që fundi i muajit të na gjejë të qetë. Janë disa punë të cuditshme që bëhen në disa vënde të ndryshme të cilat ne i kemi përzgjedhur për ti ndarë sot bashkë me ju:
Pjesëmarrës profesionist në funerale
Në Tajvan është një profesion i popullarizuar. Ky ekspert paguhet për t’u shtirur për dhimbjen që ndien ndaj personit që ka vdekur. Atij i duhet të qajë, të vajtojë, të këndojë këngë morti dhe të lutet në publik gjatë ceremonisë. Këtë “shërbim” e blejnë vetëm familjet e pasura, ndërsa paga që ky profesionist merr është shumë e lartë
Kontrollori i cilësisë së patatinave
Kjo është puna e duhur për ata qe I pelqejne shume patatinat! Kjo lloj pune konsiston në faktin e të provuarit apo të ngrënies së patatinave, për të dalluar nëse ato janë të mira ose shumë të pjekura. Në Amerikë, paga vjetore e këtyre të punësuarve është 35 mijë dollarë në vit.
Gjumashi profesionist
Nëse do t’ju jepej mundësia, a do të mund të punonit duke ndenjur në shtrat gjithë ditën? Atëherë kandidoni për këtë profesion: nuk dihet të bëni gjë tjetër veçse të flini, ndërsa në trup do të keni të vendosura disa kabllo dhe ndijues, më pas mjekët dhe studiuesit e gjumit do të bëjnë punën e tyre.
Roja i arrave të kokosit
Është puna më perfekte për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë gjatë gjithë vitit me pushime në një vend parajsë. Ky punonjës ka për detyrë që të heqë nga palmat e resorteve të Karaibeve arrat e kokosit, të cilat janë shumë të mëdha, sepse rënia e tyre është një rrezik i vërtetë për klientët.
Organizatori profesionist
A keni një talent të veçantë në përgatitjen e valixheve? Atëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ju mund të keni një sukses të garantuar si organizues profesionalë, për të sistemuar valixhet e fëmijëve që nisen për në kampet verore, ose për të mbajtur në rregull dhomën e gjumit. Paga përllogaritet 250 dollarë në orë: jo keq, apo jo!