Kursi i ndihmës së shpejtë

Lexo: Psalmi 40:8-10

Xhena po shihte jashtë dritares kur zonja Melisa u pengua në trotuar dhe ra përtokë. Ndërsa nxitoi jashtë duke vrapuar për të parë nëse fqinja e saj ishte vrarë shumë, ajo mendoi: “Sa do të doja që mami të ishte në shtëpi.”. Zonja Melisa po përpiqej të ngrihej kur Xhena iu afrua, por ishte e qartë që ajo kishte shumë dhimbje, ndaj tha: “Më dhemb shpina. Shpresoj të mos e kem thyer.”.

Xhena iu përgjigj: “Mos lëviz. Mund ta lëndosh veten edhe më shumë. Unë po shkoj të thërras urgjencën.”. Zonja Melisa tundi kokën dhe Xhena vrapoi brenda në shtëpi.

Kur Xhena u kthye, zonja Melisa ngriti kokën dhe buzëqeshi lehtë duke thënë: “Shumë faleminderit, Xhena. Mesa shoh ti e di se çfarë duhet të bësh.”. Ambulanca erdhi shumë shpejt dhe ndihmësmjekët e ngritën me kujdes zonjën Melisa për ta futur në automjet.

Ditën tjetër, në shkollën e së dielës, Xhena i foli klasës së saj për incidentin. “Më vjen mirë që verën e shkuar bëra një kurs për ndihmën e shpejt. Kisha mësuar mjaftueshëm sa për të kuptuar se zonja Melisa duhet të qëndronte shtrirë, në mënyrë që të mos lëndohej më shumë.”

Mësuesi i sa, Berti, i tha: “Përgëzime! Është mirë kur di se çfarë të bësh në raste emergjente.”.

Por një nga fëmijët pyeti: “Do të thuash… që duhet të dimë si t’iu tregojmë atyre se si të shpëtohen?”. Ndërkohë, një fëmijë tjetër tha: “Nuk mendoj se ndonjë nga shokët e mi është i krishterë, por në të vërtetë nuk di çfarë të them ose se si t’iu tregoj që ta pranojnë Jezusin.”.Ai nuk foli shumë, por shtoi: “E dini çfarë? Është mirë të jesh i përgatitur për të dhënë ndihmë fizike kur është e nevojshme, dhe ne duhet të jemi të përgatitur gjithashtu për t’i dhënë ndihmë frymore atyre që takojmë.”.

Pas tij Xhena shtoi: “As unë. Madje… kam pak frikë ta provoj sepse mund të mos di si t’iu përgjigjem pyetjeve të tyre ose t’i sqaroj.”.

E kuptoj, por…” – zoti Berti nisi të fliste, por më pas heshti. Pak çaste më vonë iu drejtua klasës: “Xhena bëri një kurs për ndihmën e shpejtë dhe më pas e vuri në praktikë atë që kishte mësuar. Unë dua që të mendoni për kishën, për shkollën e së dielës dhe për studimin e Biblës si një kurs për ndihmën e shpejtë frymore. Ju keni mësuar shumë gjëra për Perëndinë; tani vërini në zbatim. Kërkojini Zotit t’ju japë guxim që t’u tregoni miqve tuaj për Jezusin, për atë që Ai bëri për ju dhe gjithashtu për atë që Ai dëshiron të bëjë për ta.”.

E frikësuar Xhena pyeti: “Por sikur të bëhemi krenarë?”.

Zoti Berti buzëqeshi dhe tha: “Kini besim që Perëndia do t’ju japë fjalët e duhura. Ai nuk do t’ju lërë në baltë. Mbase nuk keni për ta kuptuar menjëherë, por Ai do ta përdorë atë që ju thoni për lavdinë e Tij.”.

A ke frikë se mos nuk do të dish se çfarë të thuash nëse përpiqesh t’iu tregosh të tjerëve për Jezusin?

Do të jetë më e lehtë nëse je përgatitur rregullisht duke lexuar Biblën tënde dhe nëse i ke mësuar përmendësh vargjet. Dëgjoje me kujdes atë që thuhet në shkollën e së dielës dhe në kishë. Mëso gjithçka të mundesh për Zotin, dhe më pastaj fol për të. Ndaje dëshminë tënde me shokët dhe beso që Perëndia do ta përdorë atë. Ata kanë nevojë për Jezusin.

Përgatitu, pastaj fol për Jezusin!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI