Dhurata më e mirë për miken tuaj!

Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i të mëshirëve dhe Perëndia e çdo ngushëllimi, i cili na ngushëllon në çdo shtrëngim tonin, që, nëpërmjet ngushëllimit me të cilin ne jemi ngushëlluar nga Perëndia, të mund të ngushëllojmë ata që janë në çfarëdo shtrëngimi. – 2 e Korintasve  1:3-4

Kur ndonjë mikja jonë është dukë kaluar kohë të vështira, do donim shumë të benim diçka për të. Nuk mund të rregullojmë çdo gjë ndaj përfundojmë e zgjedhim një nga këto rrugë. Ose nuk flasim fare për situatën e saj sepse ndjehemi keq që nuk mund të bëjmë asgjë ose thjesht u themi “ çdo e keqe e ka një të mirë” ose “ do bëhet më mirë”. Jo se nuk janë të vërteta por nuk të ngushëllojnë në ato momente.

Sipas Psalmeve, ngushëllimi i Perëndisë na bën më të qëndrueshëm, gjejmë strehë, drejtim dhe afrimitet me Të (119:76, 91:2, 23:4, 34:18). Pali shkruan se ne mund t’i ngushëllojmë të tjerët me anë të ngushëllimit që Perëndia na ka dhënë. Të ngushëllosh dikë ashtu siç bën Perëndia do të thotë të jesh i pranishëm. Dëgjoni pikëllimin e saj dhe qëndro me të. Herë pas here kontaktojeni miken tuaj, pavarësisht nëse humbja është e madhe apo e vogël.

 Lëreni të shprehë emocionet dhe ndjenjat e saj dhe mos ndërhyni të gjeni  zgjidhje për to. Mund edhe t’i jepni këshilla nëse ështe e nevojshme por  ruani një balancë të  saj. Ndani barrat e njëra- tjetrës. Ndihmojeni  me një vakt të gatuar nga shtëpia, kujdesuni për fëmijën e saj  dhe ndihmojeni me gjërat që ka nevojë. Edhe një fjalë e ndjerë mund të jetë ngushëllim për zemrën.  Qani me njëra- tjetrën, ose qëndroni në heshtje. Nuk mund të bëjmë premtime si Perëndia por mund t’u gjendemi pranë.

A njihni ndonjë që ka nevojë për ngushëllim sot?

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI