Perëndia është besnik për t’i përmbushur premtimet e Tij

Prandaj, u thuaj bijve të Izraelit: “Unë jam Zoti; do t’ju heq nga punët e rënda, që ju kanë imponuar egjiptasit, do t’ju çliroj nga skllavërimi i tyre dhe do t’ju shpengoj me krah të shtrirë dhe ndëshkime të mëdha. Do t’ju marr si popullin tim dhe do të jem Perëndia juaj; dhe ju do të mësoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju heq nga punët e rënda të imponuara nga egjiptasit. Dhe do t’ju bëj të hyni në vendin që u betova t’i jap Abrahamit, Isakut dhe Jakobit; dhe do t’jua jap atë në trashëgimi. Unë jam Zoti”».”-Eksodi 6:6–8

Ky është një nga pasazhet e mi të preferuar në librin e Eksodit sepse në këto tre vargje të kapitullit  të Eksodit, pra vargjet 6, 7 dhe 8, na jepet një përsëritje e fjalëve “do të”. Më pëlqen shumë struktura dhe ajo që thuhet për Perëndinë. Që në fillim fjalët e para të Perëndisë janë “Unë jam Zoti”, dhe fjalët e fundit në këtë pasazh janë: “Unë jam Zoti”. Këto janë fjalët e Tij të fundit. Në mes të kësaj deklarate për emrin e Perëndisë, kjo zbulesë për atë që Perëndia është, mbështjell në mes tre vargje ku na thuhet shtatë herë ajo që Perëndia thotë “Unë do të”.

Për ata që janë në Krishtin, Perëndia ka premtuar paqe, urtësi dhe forcë. Dhe unë do t’i them sërish ato fjalë. Unë do t’ju nxjerr nga barra e egjiptianëve. Unë do t’ju çliroj nga skllavëria e tyre. Unë do t’ju shpengoj me krah të shtrirë dhe me ndëshkime të mëdha. Unë do t’ju marr që të jeni populli Im. Unë do të jem Zoti juaj. Unë do t’ju çoj në vendin që u betova t’ia jap Abrahamit, Isakut dhe Jakobit. Unë do t’jua jap si zotërim. Unë do të… Unë do të… Unë do të…

Dhe ne e dimë që këtu na jepet një paralajmërim. Perëndia i bën të gjitha këto gjëra. Perëndia bën gjithçka që thotë se do të bëjë. Dhe kjo është pika kryesore. Ky është Perëndia. Ai është Zoti që i bën dhe i mban të gjitha premtimet e Tij. Ai u bën premtime njerëzve të Tij. Ai thotë: “Unë do të bëj këtë. Unë do të bëj atë. Unë do të bëj atë tjetrën. Unë do të veproj në këtë mënyrë.”. Ai bën premtime të tilla. Dhe më pas i mban të gjitha ato.

Kjo është ajo se çfarë do të thotë se Ai është Zoti, është Zoti ynë. Ndaj mendoni për këtë. Për Të, që të jetë Zoti, do të thotë se Ai sundon dhe mbretëron mbi ne, që Ai na drejton dhe na udhëheq. Ai është Zoti ynë. A nuk është mirë që e njohim Zotin tonë, Perëndinë e universit, të Madhin Unë Jam? Ai është Zoti ynë dhe i mban të gjitha premtimet që na bën.

Sa e tmerrshme do të ishte të ndiqnim një Zoti që ose nuk bën asnjë premtim të mirë, ose që bën premtime të mira, por nuk i mban kurrë ato, ose madje i mban ndonjëherë, por që ne nuk e dimë asnjëherë nëse do t’i mbajë ato. Jo. Perëndia ynë është Zoti, i Madhi Unë Jam. Ai bën premtime dhe i mban të gjitha ato.

Ndaj, Perëndi, ne të lavdërojmë. Ne e lartësojmë emrin Tënd si Zoti. Ti je Zoti dhe ne të lavdërojmë për të gjitha premtimet e Tua, për premtimin Tënd për të na shpëtuar, për premtimin Tënd për të na ruajtur, për premtimin Tënd për të na mbrojtur. Perëndi, të lutem për këto premtime. Unë nuk e di se çfarë po kalojnë njerëzit tani, por lutem për këto premtime në jetën e tyre, në jetën e gjithsecilit prej tyre duke qenë se të kanë besuar Ty si Zotin e tyre. Perëndi, ne të lavdërojmë për premtimin Tënd për të na ruajtur, për të na mbrojtur dhe për të na ndihmuar. Ti ke premtuar se do të na udhëheqësh, ke premtuar se do të bësh që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë. Ti ke premtuar të sigurosh për nevojat tona, sipas pasurisë Tënde në lavdi, pasuri që gjenden në Krishtin Jezus. Ti ke premtuar që të na japësh mëshira që janë të reja çdo mëngjes, mëshira që mjaftojnë për shqetësimet e çdo dite. Perëndi, unë lutem për këtë premtim për secilin që po të dëgjon dhe që ka besuar tek Ti. Të lavdëroj për premtimin për të a dhënë paqe, për të na dhënë forcë në dobësitë tona, për të na dhënë urtësi në vendimet që marrim, për premtimin Tënd për të qenë me ne, për premtimin Tënd për të mos na lënë kurrë vetëm, për premtimin Tënd për të drejtuar shtigjet tona kur besojmë tek Ti me gjithë zemrën tonë, për premtimin Tënd për të na dhënë gjithçka që kemi nevojë për të bërë atë që Ti na ke thirrur të bëjmë.

Perëndi, ne të lavdërojmë për të gjitha këto premtime dhe të falënderojmë për besnikërinë Tënde për t’i mbajtur të gjitha premtimet e bëra. Ne të lavdërojmë sepse nuk ka asnjë dyshim që Ti do të jesh besnik ndaj të gjitha premtimeve sot dhe nesër dhe ditën tjetër, dhe 10 miliardë vite më vonë ne do të jemi duke të lavdëruar Ty sepse Ti do të jesh besnik ndaj çdo premtimi që ke bërë. E gjithë lavdia është për emrin Tënd, Zot. Ti je Zoti që bën premtime dhe i mban ato. Dhe ne besojmë në Ty. Ne të duam, Zot, me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën tonë. Ne të duam. Ne besojmë në Ty dhe të ndjekim. Ne të nënshtrohemi dhe të adhurojmë. Të adhurojmë me gëzim. Në emrin e Jezusit ne lutemi, në emrin e Atij që i mban premtimet që na bën. Në emrin e Jezusit ne lutemi, amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI