Çka dëgjojmë nga Perëndia varet nga gjendja e zemrës sonë.
Dy njerëz të ulur në të njëjtën stol dhe duke dëgjuar të njëjtin mesazh nëse i pyet do të të përgjigjen në mënyra krejtësisht të ndryshme. Faktori përcaktues është gjendja e zemrës së një personi, siç e tregon qartë shëmbëlltyra në pasazhin e sotëm.
Një zemër e mbyllur. Ka njerëz që e ngurtësojnë zemrën ndaj së vërtetës. Disa madje mund të shkojnë në kishë. Por asnjë e vërtetë nuk është në gjendje të depërtojë, sepse mendja e tyre është e mbyllur ndaj çdo mesazhi që ata nuk duan të dëgjojnë.
Një zemër e cekët. Disa njerëz janë të pasionuar pas asaj që Krishti mund të bëjë për ta, por largohen sapo vijnë vështirësi. Për shkak të pritjeve të tyre të gabuara, nuk arrijnë ta përjetojnë prezencën e Tij në vështirësi.
Një zemër e rrëmujshme. Ata që janë të hutuar nga shqetësimet dhe vlerat e botës nuk kanë vend në zemrën e tyre për t’u përkushtuar ndaj Krishtit. Prandaj, Fjala që ata dëgjojnë nuk jep fryt.
Një zemër e hapur. Ky është lloji i qëndrimit që ne të gjithë duhet të dëshirojmë dhe kultivojmë – një qëndrim që na bën të dëgjojmë, kuptojmë dhe zbatojmë të vërtetat e Shkrimit në jetën tonë.
Në cilën kategori bëni pjesë ti? Nëse zemra jote nuk është e hapur, kërkoji Zotit një të re, të frytshme që është e etur të njohë dhe t’i bindet Fjalës së Tij.