“Sigurimi i Zotit për bindje ndaj vullnetit të Tij”

Ky lexim i Torës vazhdon me festën e Rosh HaShannah. Megjithëse biblikisht quhet “dita e tingullit” ose “përkujtimi i tingullit”, të lashtët, i vunë një emër të ri festës për të theksuar atë që tingulli i borive u kujton dëgjuesve, sigurimin e Zotit. Sepseme anë të këtij sigurimi, populli i Tij mund të ketë fitore. Edhe pse ka shumë aspekte të fitores, njëra është t’i bindemi fjalës së Perëndisë. Në fund të parashahut të kësaj jave, Moisiu shkruan:

“Ky urdhërim që të jap sot nuk është shumë i vështirë për ty, as shumë larg teje.Nuk është në qiell, që ti të thuash: “Kush do të ngjitet në qiell që të na e sjellë dhe ta dëgjojmë, me qëllim që ta zbatojmë në praktikë?”.Dhe nuk është matanë detit që ti të thuash: “Kush do të kalojë për ne matanë detit që të na e sjellë dhe ta dëgjojmë, në mënyrë që ta zbatojmë në praktikë?”.Por fjala është shumë afër teje; është në gojën tënde dhe në zemrën tënde, që ti ta zbatosh në praktikë.”- Ligji i Përtërirë 30:11-14

Edhe pse Tora është në dispozicion të njerëzimit, kjo nuk do të thotë se njeriu është në gjendje të bëjë  atë që Fjala e Zotit thotë, në gjendjen e tij natyrore. Përkundrazi, dikush duhet të ndryshojë. Është pikërisht sigurimi i Zotit për ardhjen e Mesias dhe më pas Frymës së Shenjtë që e aftëson besimtarin t’i bindet vullnetit të Zotit. Nuk është rastësi që rënia e borive u dëgjua jo vetëm kur u dha Tora, por edhe në dhënien e Frymës së Shenjtë; dhe boritë do të bien sërish kur Mesia të vijë për të mbledhur besimtarët e vdekur dhe të gjallë , duke u dhënë atyre një trup të ri që do i lejojë ata të shfaqin fitoren e tyre mbi vdekjen dhe mëkatin.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Baruch Korman


Free!

REGJISTROHUNI