Si ishte dita jote? Ka qenë e vështirë? Je ndjerë i shkurajuar?
Shumë prej njerëzve që gjenden në Bibël, kanë pasur ditë të tilla. Ata madje kanë menduar të dorëzohen. Një ndër frazat që hasim më shpesh në Dhiatën e Vjetër është, “ Mos u tremb;mos u dekurajo.” Perëndia e dinte se kishim nevojë ta dëgjonim këtë shumë herë.
Kam gjetur 9 shembuj në Dhiatën e Vjetër, ku janë përdorur këto fraza.
Moisiu ia tha këto fjalë popullit të Izraelit. Ai ju drejtua veçanërisht Jozueut, kur duhet të hynin në Tokën e Premtuar. ( Ligji i Përtërirë 1:21;31:7,8);
Dy herë Perëndia ja tha Jozueut. Kur ai mori drejtimin nga Moisiu, e përpara luftës në Aji. ( Jozueu 1:9, 8:1);
Jozueu ua tha këto fjalë njerëzve të Izraelit, kur u përballën me ushtrinë e Gabaonit. ( Jozueu 10:25) ;
Davidi i la Solomonit, detyrën për të ndërtuar tempullin. Ai i tha të mos kishte frikë e të mos dekurajohej. ( 1 e Kron. 22:13)
Jahazieli ja tha këto fjalë dy herë Mbretit Jozafat, kur po përballeshin me pushtues të huaj ( 2 e Kron. 20:15,17) ;
Mbreti Ezekia u foli njerëzve të Judës, kur Asiria kërcënonte se do të sulmonte (2 e Kron. 32:7).
Sa të rëndësishme ishin këto fjalë inkurajimi! Disa prej këtyre burrave u përballën me përgjegjësitë që ka një drejtues. Disa kishin rënë dakord të bënin gjëra që shkonin përtej aftësive të tyre. Disa shkonin në luftë, duke marrë parasysh vdekjen.
Perëndia i udhëzonte që të mos kishin frikë e të mos dekurajoheshin. Ai kishte thënë “Përveç kësaj Zoti vetë ecën para teje; ai do të jetë me ty; nuk do të të lërë dhe s`ka për të të braktisur” ( Ligji i Përt. 31:8). “ Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh” ( Jozueu 1:9). “ sepse beteja nuk është juaja, por e Perëndisë.” ( 2 e Kron. 20:17)
Mik, vendosi këto fjalë në zemrën tënde. Mos u dekurajo, sepse Perëndia është me ty. Mos ki frikë. Shiko se si Perëndia do të bëj që të kalosh gjithçka.