Sakrifica të gjalla

Ka qenë një prej atyre ditëve kur unë ndjehesha në presion, sepse kisha shumë gjëra për të bërë, por isha duke punuar fort për të realizuar çdo detyrë- e po përparoja siç duhej. Pikërisht në këtë kohë bashkëshorti im më pyet nëse kisha kohë që të bëja një punë për të.  Diçka u ndez brenda meje dhe në mendjen time ju përgjigja atij me një “jo” të fortë edhe pse përgjigja ime nuk dëgjohej. Jam e sigurt se nga  pamja  e fytyrës time ai e kuptoi se unë nuk dëshiroja të bëja atë që ai kishte nevojë. Kërkesa e tij nuk ishte e paarsyeshme dhe ai ma kërkoi që ta bëja këtë gjë me shumë mirësjellje. Ndërkohë që po e mendoja sërish, kuptova se unë isha ajo që duhet ta bëja këtë punë. Në fund të fundit, unë kisha më shumë kohë se ai. Ndaj thashë, “Po,” dhe  u nisa drejt makinës. Por brenda vetes sime, isha ende e zemëruar që më kishin ndërprerë.

Hipa në ndenjësen e shoferit, e ndërsa ndizja makinën, hapa radion. Menjëherë dëgjova fjalët e dikujt që pyeste, “ A ja ke prezantuar ndonjëherë trupin tënd Zotit si një sakrificë të gjallë?” “ Mirë, Perëndi, “ mendova. “Të dëgjova fare qartë.”

Tek Romakët 12 Pali thotë, “O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia”

Po, unë e kisha bërë këtë premtim. Por ta bësh diçka të tillë gjatë shërbesës së mrekullueshme të  kishës të ndriçuar prej dritës  së qirinjve, apo gjatë kohës kur ndodhesh në kampin e të rinjve është një gjë. Ta jetosh këtë premtim në të përditshmen tënde, kjo është krejtësisht diçka tjetër.  Perëndia dhe unë duhet të merreshim me këtë gjë. Unë rrëfeva mungesën time të vullnetit dhe kërkova faljen e Tij. E pastaj arrita që ta kryej këtë punë me një zemër të lirë prej zemërimit.

Edhe ti në një kohë të caktuar mund t’i kesh ofruar Perëndisë jetën tënde si një sakrificë e gjallë. Por ndoshta edhe ti, njësoj si mua, ke nevojë që ta përditësosh kontratën tënde.  Po sikur ta bësh këtë tani? Jam e sigurt se Zotit do t’i pëlqente që të dëgjonte nga ti.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI