Dashuri e pamatur
“Nuk ka hije që ti nuk do të ndriçosh
Mal që nuk do të ngjisësh për të më ndjekur
Nuk ka mur që ti nuk do të rrëzosh
Gënjeshtër që nuk do të shkatërrosh
Kënga Dashuri e Pamatur është kthyer në një himn lavdërimi të kohëve të fundit duke kryesuar shumë klasifikime dhe duke bërë xhiron e botës në kishat rreth e qark globit.
Cory shpjegon se si përvoja e tij si prind ka sjellë në jetë këtë këngë. Ai thotë: “Kur mbajta në krahë djalin time për herë të parë ndryshova çdo ide që kisha për perëndinë. Pashë në sytë e tij dhe kuptova se kisha një dashuri të tillë për të që nuk do ta mendoja kurrë se mund ta kisha. Kënga Dashuri e Pamatur flet për dashurinë e një Ati. Tek Luka 15, Jezusi shfaq dashurinë e tij të pamatur duke shkuar pas deles së humbur. Ai e dinte se duhet të linte 99 të tjerat për të gjetur atë. Ishte tejet e rëndësishme për të që ta gjente atë dele të humbur, dhe ai do të bënte gjithçka që mundej për të rrëmbyer një zemër të vetme. Kjo është historia e jetës sime, ai erdhi të më gjente kur isha i thyer dhe i humbur. AI më gjeti kur isha një djalosh i ri i zhytur aq thellë në keqardhje, ai më mori prej dore dhe vendosi një këngë të re në gojën time.”
Dëshira e Cory Asbury është që kjo këngë t’ju sjellë në një takim me Atin, të vetmin që ju do në mënyrë të pamatur.