Dalin, detaje të tjera nga sulmi në Izrael

Në mediat sociale vijojnë të shfaqen video dhe pamje të rrëmbimit të ditës së shtunë nga tyrroristët e Hamas. Së fundi, janë pamjet e pengmarrjs së një nëne, Shiri Bibas me dy fëmijet e saj, Arielin katër vjeç dhe Kfir 9 muajsh nga Kibbutz që  ndodhet në jug të Izraelit. Mendohet se ajo është në mesin e më shumë se 100 pengjeve të rrëmbyer nga Hamas ditën e shtunë.  Ndërkohë që ambasadori i Izraelit në Kolumbi, Gali Dragan tregoi si një çift 30-vjeçarësh izraelitë, arritën të fshehin foshnjat e tyre binjake 10 muajshe, para se të vriteshin nga Hamasi. Sipas diplomatit izraelit, Itai dhe Hadar  ishin në shtëpi, kur ndodhi sulmi i Hamasit dhe kishin disa sekonda për të marrë një vendim për fëmijët e tyre të cilët përfundimisht i fshehën në një strehë të sigurt. Çifti 30-vjeçar “luftoi me guxim” sipas ambasadorit të Izraelit, në Kolumbi para se të vriteshin nga persona të armatosur të Hamasit. Për fat të mirë, sulmuesit e Hamasit nuk ishin në gjendje të gjenin dy foshnjat që u gjetën të gjallë nga ushtarët izraelitë dymbëdhjetë orë pasi prindërit e tyre u vranë.

Edhe Gjeneral Major, Itai Veruv përshkruan para mediave krimet e kryera nga terroristët e Hamas. “Kjo nuk është një luftë,  nuk është një fushë beteje, ti shikon fëmijë, nëna, baballarë në dhomat e tyre të gjumit, në dhomat e tyre të mbrojtura, dhe se si terroristët i vranë ata,” “Nuk është një luftë, nuk është një fushëbetejë, është një masakër, është një terror” tha ai. Gjithashtu ushtria izraelite raporton se trupat e më shumë se 1500 militantëve të Hamas, janë gjetur në terrioriret izraelite. Në 48 orët e fundit, Forcat Ajrore të Izraelit, kanë kryer misione evakuimi, shpëtimi dhe mbështetje operacionale në bashkëpunim me shërbime të tjera sigurie.  Ata thanë se në total kanë shpëtuar 180 të plagosur.   

Ndërsa, Autoriteti më i lartë i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se“ne puthim duart e atyre që planifikuan sulmin”. Kjo deklaratë u quajt e papranueshme nga Emmanuel Macron. Ndërkohë që Ballkani vijon të evakuojë persona nga Izraeli, BE po përjeton një përçarje nëse duhet të vazhdojë ndihmën financiare për Palestinën, ku ministri i Jashtëm spanjoll ishte pro vazhdimit të saj. Tensionet për shkak të konfliktit në Gaza, të shkaktuara si pasojë një sulmi terrorist të Hamasit kanë shkaktuar përplasje edhe në rrugët e Londrës, ndërsa Blinken i shprehu ngushëllimet ministrit të Jashtëm dhe ripohoi përpjekjet e SHBA-së, për të siguruar lirimin e pengjeve të kapur nga terroristët e Hamasit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI