Si t’i disiplinojmë fëmijët?

Fjalët e urta 13:24 ndoshta nuk është vargu i preferuar i fëmijëve të mi, por është një varg shumë domethënës. “Kush e kursen shufrën urren birin e vet, por ai që e do e korrigjon me kohë.” Ashtu si Fjalët e urta 12 na inkurajon të gjithëve ta duam disiplinën, ne shohim këtu një pamje të një prindi që i do fëmijët e tij, që i do fëmijët e saj, dhe i disiplinon ata. Në këtë Fjalë të urtë, na kujtohet që t’i duam fëmijët tanë në një mënyrë që i con ata në dallimin e marrëzisë, i bën ta urrejnë marrëzinë dhe të dëshirojnë të ecin në mirësi dhe në drejtësi. Dhe ashtu sic të gjithë kemi nevojë për disiplinën, si bij dhe bija të Perëndisë, edhe fëmijët tanë në këtë jetë, kanë nevojë për disiplinë. Dhe është e qartë se, si prindër, secili prej nesh që është prind, e di se kemi nevojë për dituri dhe urtësi, për t’i disiplinuar mirë fëmijët tanë.

Është interesante. Unë po e lexoja këtë varg në të njëjtën ditë që po lexoja Efesianëve, kapitulli 6, vargu 4, që thotë: “Dhe ju, etër, mos provokoni për zemërim fëmijtë tuaj, por i edukoni në disiplinë dhe në këshillë të Zotit.”

Kështu, unë dua që sot të lutem: Perëndi, më ndihmo t’i disiplinoj fëmijët e mi, në një mënyrë që të mos i provokojë ata për zemërim, por në një mënyrë që t’i sjellë nën trajnimin dhe udhëzimet e Zotit.

Ashtu sikurse edhe ne duhet të rritemi në dashuri për disiplinim, le të lutemi kështu edhe për fëmijët tanë. Dhe nëse nuk jeni prindër, mendoni për fëmijët rreth jush, sidomos në kishë, në trupin e Krishtit, mbi të cilët keni ndikim. Lutuni që Perëndia t’i ndihmojë ata ta duan disiplinën, ta dëshirojnë disiplinën, në mënyrë që të dallojnë se cfarë është më e mira për ta.

Dhe pastaj si prindër, ne lutemi që fëmijët tanë, të kuptojnë se sa shumë i duam ata, nga mënyra se si i disiplinojmë. Perëndi, ne lutemi për këtë. Ne e dimë se të gjithë kemi nevojë për disiplinë në jetën tonë. Dhe të lavdërojmë Ty për mënyrën se si na disiplinon, si një Atë i dashur. Dhe kështu, ndërsa lutemi si prindër, shumë nga ne, Zot, lutemi që Ti të na ndihmosh t’i duam fëmijët tanë aq shumë, sa t’i disiplinojmë ata. Na ndihmo të dimë se si t’i disiplinojmë ata me dashuri. Ne lutemi të na japësh urtësi, për të ditur si t’i duam ata dhe se si t’i disiplinojmë, në mënyrë të tillë, që të rriten me udhëzimet e Zotit dhe jo në një mënyrë që provokon zemërimin e tyre.  

Ne lutemi për zemrat e fëmijëve tanë. Lutemi që t’i ndihmosh ata të mësojnë ta duan disiplinën dhe ta shohin atë si një të mirë. Ne lutemi që Ti t’i ndihmosh të shohin dashurinë që ne kemi për ta, në mënyrën se si i disiplinojmë. Në të gjitha këto, oh Perëndi, na ndihmo ne të gjithëve, si prindërit, ashtu dhe fëmijët. Na ndihmo të rritemi në drejtësi, përmes disiplinimit që Ti i bën secilit prej nesh. Në emër të Jezusit ne lutemi. Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI