Çfarë na nevojitet në kohë të tilla?

Së fundmi unë kam dëgjuar një himn të vjetër që, për t’ju thënë të vërtetën, e kam harruar. Mund të jetë himn i vjetër, por pa dyshim që i përshtatet kulturës dhe rrethanave aktuale ku unë dhe ju e gjejmë veten sot. Teksti thotë këtë:

Në kohë të tilla ju duhet një Shpëtimtar.

Në kohë të tilla ju duhet një spirancë.

Të jeni të sigurtë, shumë të sigurtë që.

Spiranca juaj mbahet dhe qëndron në Shkëmbin e Fortë.

Ky Shkëmb është Jezusi, po, është Jezusi.

Ky Shkëmb është Jezusi, Ai është i Vetmi.

Të jeni të sigurtë, shumë të sigurtë që.

Spiranca juaj mbahet dhe qëndron në Shkëmbin e Fortë.

Nëse ka pasur ndonjëherë një kohë ku kemi pasur nevojë për këto fjalë, është tani. Për të jetuar në një botë me luftra dhe krizë ekonomike, na duhet një spirancë që të na mbajë të patundur dhe të sigurtë. A është jeta juaj e ankoruar te shkëmbi i Jezu Krishtit? A po besoni që Ai do t’ju ndihmojë t’i kaloni rrethanat e vështira? Apo spiranca juaj po tërhiqet në rërën e rrëshqitshme?

Isaia 41:10 është një nga vargjet e mia të preferuara të Biblës për t’u ankoruar në kohë të vështira. Perëndia thotë: “Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.”. Më pëlqen shumë ky premtim. Një premtim tjetër është te Hebrenjtë 6:18-19: “Me anë të dy gjërave të pandryshueshme, në të cilat është e pamundur që Perëndia të gënjejë, të kemi ngushëllim të fortë ne, që kemi marrë strehë duke u kapur nga shpresa që na u vu përpara. Kjo shpresë që ne kemi është si një spirancë e sigurt dhe e patundur për shpirtin.”.

Në kohë të tilla, pa dyshim që kemi nevojë për Jezusin, për një Shpëtimtar, një spirancë dhe një shpresë. Mos prisni asnjë ditë tjetër për ta thirrur Atë. Ndryshe nga rëra e rrethanave, Ai është një shkëmb që do t’ju mbajë të ankoruar dhe nuk do t’ju lërë të vërtiteni në stuhinë e jetës.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI