Çfarë të themi, pra, për këto gjëra? Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh? Romakëve 8:31
Shumë prej nesh janë rritur me idenë se duhet të kënaqin dikë – në fillim prindërit, pastaj mësuesit, punëdhënësit madje dhe Zotin. Në këtë mënyrë besimi do jetë një listë e çfarë duhet bërë e çfarë jo, në vend të një marrëdhënieje me dikë që na do pa fund.
E dimë se kemi bërë shumë gabime. Kemi qenë egoistë, të pasjellshëm, jo të ndershëm dhe kemi lënduar të tjerë. Imagjinojeni Perëndinë duke ju parë nga lart si mbikëqyrësit, të rishikojë performancën tuaj dhe të mbledhë vetullat. Megjithatë, Bibla e portretizon Perëndinë ndryshe. “Nëse e dëgjon zërin tim dhe hap derën [e zemrës së tënde], unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua” (Zbulesa 3:20 ).
Djalli, emri i të cilit do të thotë “akuzues”, sjell në mendjet tona ide të rreme se kush është Perëndia në lidhje me ne. Këto ide shpesh krijojnë ndjenja faji. Ndryshe nga ai, Jezusi quhet “avokati” dhe mbrojtësi ynë, i cili mbron çështjen tonë (edhe kur mëkatojmë) përpara Perëndisë (1 Gjonit 2:1 ). Jezusi ndërhyn për faljen dhe shfajësimin tonë. Çfarë lehtësimi!
Djalli“…vjen vetëm për të vjedhur, vrarë dhe shkatërruar”, por Jezusi thotë, “Unë kam ardhur që të keni jetë dhe ta kenë atë me bollëk” (Gjoni 10:10). Kur kuptojmë se si ndihet Jezusi për ne do të çlirohemi nga pasiguritë dhe faji. Më e mira nga të gjitha, është të dini se Perëndia ju do dhe se dashuria nuk dyshon për keq (1 Korintasve 13:5). Zoti është për ju, jo kundër jush!