Çfarë duhet të dini gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë?

Dëshira për të patur fëmijë të shëndetshëm mund t’i inkurajojë disa femra të marrin vendime më të shëndetshme për stilin e tyre të jetesës gjatë periudhës që po tentojnë për një shtatzani. Ato bëhen më të ndërgjegjshme mbi ushqimin, pijet  dhe ilaçet që po konsumojnë dhe gjejnë pak kohë për ushtrime fizike.

Doktor i Shkencave Mjekësore, mjek i specializuar për obstetrikë-gjinekologji, diabetologji dhe ekografi, Shkëlqim Balili në një intervistë për TV7 Albania,tregon ndryshimet që ndodhin në trupin e femrës dhe etapën e parë 3-mujore të zhvillimit të bebit të ardhshëm. Sipas tij,  nëna duhet të jetë nën kontroll të vazhdueshëm, të cilat rekomandohen nga mjeku obstetër-gjinekolog që ndjek shtatzaninë.

 “Shtatzania është një gjendje fiziologjike normale e organizmit femëror e cila shoqërohet me ndryshime metabolike, të tërë organizmit të sistemit hormonal. Shtatzania është një evolucion biologjik hormonal duke dhënë zhvillimin e hormoneve egzistuese që japin ciklin menstrual si dhe duke zhviluar edhe hormone të reja që shërbejnë për ecurinë e shtatzanisë. Vizita e parë është shumë e rëndësishme. Mjeku bën një ekzaminim të përgjithshëm të gruas si peshën, gjatësinë, aktivitetin kardiak, pulsing etj. Përcakton moshën e shtatzanisë dhe si duhet ndjekur. Kjo diagnozë përputhet edhe me ekzaminimet laboratorike. Ekzaminimi i parë është Gonadotropina korionike¬ të cilën e  bëjmë me fraksionin beta (Gonadotropina korionike e njeriut (hCG) është hormon që ndihmon në mbajtjen e shtatzënisë. test shtatzanie bazohet në zbulimin e këtij hormoni peptidik). Kjo vërteton dy herë në 3-4 ditë sesi zhvillohët fëmija. Diagnoza imunologjike ka rëndësi të madhe pasi përcakton nëse shtatzania është në mitër apo jo, nësë shtatzania po zhvillohet normalisht. Zakonisht, në javën e katërt kryhet diagnoza ekografike ku përcakohet ekzaktësisht që është shtatzani brenda apo jashtë mitre. Në javën e 6-7 ekografia vendos plotësisht diagnozën sepse foshnja i ardhshëm fiton ritmin kardiak të zemrës. Që në moshën 4 javore formohet zemra dhe ekografia me dopler konfirmon shtatzaninë.  Po ashtu, përmes vizitës vaginale ekzaminohet kanali i lindjes, qafa e mitrës dhe shihet ndonjë rrezik i mundshëm për abort”.

Mjeku thekson ndër të tjera për TV7 Albania se në shtatzani ka dy momente të një rëndësie të veçantë.

“Në shtatzani janë dy momente kyçe. E para është embriogeneza (fillimi i embrionit)dhe  morfogeneza (zhvillimi morfologjik i organeve pas 12 javëve).Gjinia ndahet në javën e katërt, zemra nis të rrahë po në këtë javë. Në javët e pestë, gjashtë dhe shtatë nis formimi i vesheve, duarve. Në javën e njëmbedhjetë, dymbëdhjetë formohen të gjitha organet. Në moshën 9-14 javë duhet bërë një ekografi e domosdoshme që quhet B-Test. Kjo bëhet përmes një analizë gjaku që përcakton nëse ka apo jo keqformim të embrionit. Më pas bëhet ekografia(fëmija është 11-12 javë) dhe ekzaminohet nëse ka ose jo trashje të qafës. Rezultati del rrezik i pakët apo i lartë”, sqaron mjeku specialist.

Gratë mund të kuptojnë shtatzaninë nga disa shenja klinike(të dukshme). Oreks i shtuar ose neveri ndaj ushqimeve specifike, nervozitet, lodhje, urimin i shpeshtë, të përzjera të shpeshta etj. Mjeku i njohur Shkëlqim Balili, gjatë intervistës për TV7 Albania, vë në dukje se ka disa vizita mjaft të rëndësishme që kryhen gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë.

“Mbreti i vëzhgimit të shtatzanisë është 3-mujori i parë. Parandalimi i keqformimeve bëhet në javën e njëmbëdhjetë deri në javën e katërmbëdhjetë,  më pas në javën e katërmbëdhjetë deri në të tetëmbëdhjetën bëhet ajo që quhet alfa test. Përmes këtij testi zbulohet nësë ka apo jo Sindromën Doën. Nëse gruaja referon që ka pasur një fëmijë tjetër të keqformuar, bëhët një ekzaminim tjetër invaziv ku shpohet barku i nënës merret likuid amniotik(uji që ndodhet në placentë) dhe bëhet analiza, për të parë rezultatin.  Së pari, me rëndësi  të mëdhe është vizita vaginale. Mosha e shtatzanisë ka disa etapa. Nga koncepsioni deri në javën e dymbëdhjetë quhet embrion, nga java e dymbëdhjetë deri në të njëzet e tetën quhet fetus, nga java e njëzet e tetë në të tridhjetë e shtatën quhet prematurë.  Të gjitha fazat e zhvillimit duhet të vlerësohen teksa ekografia përcakton që në javën e katërt saktësisht nësë shtatzania është në mitër ose jo”, shpjegon Balili.

Mjeku ndan për TV7 Albania edhe disa këshilla të rëndësishme, për gratë të cilat duan të kenë një shtatzani sa më të shëndetëshme.   “Për gratë të cilat dëshirojnë të mbesin shtatzanë, paraprakisht rekomandohet të marrin acid folik 3 herë në ditë për 3 muaj dhe ta vazhdojnë këtë 2-3 muajt e parë. Acidi folik është vitamin anti-anemike dhe çadra e mbrojtjes nga të gjitha keqformimet fetale. Po ashtu, rekomandoj që gratë të shkojnë për vizitë tek doktori pa mbetur shtatzanë për të bërë ekzaminime paraprake”, thotë ndër të tjera mjeku Balili.

Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://xn--cdaaa.youtube.com/watch?v=u2xPHZVrQME

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI