Rëndësia e së Vërtetës

Revizionistët historianë dhe studiuesit liberalë të Biblës po përpiqen t’i shtojnë vlera moderne Fjalës së Perëndisë dhe fakteve historike. Dhe heqin copat që nuk u pëlqejnë. Le të jemi të vetëdijshëm për një gjë: Nëse vazhdojmë kështu si e kemi nisur, do të përfundojmë me një tufë gënjeshtrash dhe fëmijët tanë nuk do munden të mësojnë të Vërtetën e Fjalës së Perëndisë.

Shkrimi është i qartë. Tek 2 Timoteut 4:2-4, Pali paralajmëron mikun e tij që të mos ketë turp të predikojë Ungjillin, duke thënë:

Prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë. Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët dhe do t’i largojnë veshët nga e vërteta e do t’i sjellin drejt përrallave.

Është politikisht e pasaktë të thuhet se Jezu Krishti është rruga, e Vërteta dhe jeta – por është e Vërteta. Vetëm e Vërteta e Tij ndryshon jetët dhe shpalos bukurinë e vlerës sonë të plotë si burra dhe gra të  krijuar sipas imazhit të Tij. Vetëm Ai mund të na ndryshojë zemrën në mënyrë që t’i duam të afërmit tanë.

Ne duhet të kujtojmë: ” sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s’kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.” (Galatasve 5:6).

Lutje: Zot, më ndihmo të jem i kujdesshëm ndaj atyre që po heqin pjesë të së Vërtetës nga Fjala Jote. Faleminderit që je e vetmja rrugë, e Vërteta dhe jeta. Më ndihmo ta shpall Lajmin e Mirë me dashuri dhe pa pasur turp. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.” (Gjoni 4:23).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI