Si të mbani të freskët shtëpinë gjatë verës.

Temperaturat e ditëve të verës janë të larta dhe përballohen me shumë vështirësi. Sidomos në shtëpitë tona, të cilat bëhen mjedise shumë mbytëse nëse nuk kemi mundësi për të pasur një ajër të kondicionuar. Por ekzistojnë disa mënyra se si mund ta mbani shtëpinë tuaj të freskët, pa pasur një kondicioner. Disa prej tyre, që mund t’ju vijnë shumë në ndihmë, do t’i gjeni të renditura më poshtë.

  1. Mbani dritaret mbyllur në drekë.

Shtëpinë mund ta ajrosni në mëngjes dhe në darkë, ndërsa në drekë dyert dhe dritaret mbajini mbyllur, pasi e gjithë vapa depërton brenda në shtëpi në rast se këto të fundit janë hapur. Ne i mbajmë dyert dhe dritaret hapur me shpresën që era do të fryjë për të freskuar më shumë por gjatë pikut të ditës nuk ndodh ky fenomen. Ajri që qarkullon dhe futet në shtëpi gjatë mëngjesit dhe darkës është i freskët dhe këtë ajër të freskët, kur është futur brenda, ju mund ta izoloni duke i mbyllur dyert dhe dritaret kur dielli fillon të depërtojë përmes tyre. Për ta qarkulluar përsëri ajrin mund t’i  hapni dritaret në darkë duke u kujdesur nga ana tjetër që mushkonjat të mos bëhen një problem.

  1. Mos ndizni llambat ose pajisje të tjera elektronike.

Ndoshta ju nuk e dini, por pajisjet si TV dhe ekranet kompjuterike përcjellin shumë nxehtësi, dhe do ishte mirë që të paktën në drekë t’i fiknit ato. Këto janë pajisje të përditshmërisë por ne i lemë ato ndezur edhe në kohën kur nuk i përdorim. Duket e habitshme sepse nxehtësinë që lëshon secila pajisje e konsiderojmë të pallogaritshme. Por problemi qëndron në faktin se nuk është vetëm një pajisje që qëndron e ndezur por disa dhe nxehtësia që ato lëshojnë është e konsiderueshme në temperaturat e stinës së verës. Ndaj fikini pajisjet elektronike gjatë kohës që nuk i përdorni për të eliminuar në këtë mënyrë, çdo burim nxehtësie në shtëpinë tuaj.

  1. Mbani në ballkon lule të shumta.

Është favorizuese të mbash lule në verë për të ulur temperaturën brenda në shtëpi. Mundësisht duhet të jenë lule të një natyre që rriten shumë sepse do t’ju ndihmojnë duke bërë hije dhe duke absorbuar nxehtësinë. Një nga proceset që bimët kryejnë është transpirimi që nuk është gjë tjetër veçse avullim i ujit. Në këtë mënyrë lulet shërbejnë si një pajisje freskuese, natyrale. Uji që avullon merr nga nxehtësia e ambientit përreth, i cili rrjedhimisht freskohet. Ju mund t’i mbani këto lule në ambiente si ballkoni apo edhe brenda në shtëpi por kujdesuni të mos i mbani në dhomat e gjumit gjatë natës.

  1. Përdorni tendën.

Nëse ju keni një ballkon, tenda është e domosdoshme. Mbajtja e saj hapur, sidomos në periudhën e drekës, do t’ju mbrojë nga dielli, duke krijuar jo vetëm hije por edhe duke ndaluar depërtimin e rrezeve të diellit brenda në shtëpi. Gjithashtu kujdesuni që kjo tendë të ketë një ngjyrë të çelur pasi ngjyrat e errëta thithin rrezet e diellit pa i pasqyruar më pas dhe kështu krijojnë nxehtësi në ambientet tuaja.

  1. “Largojuni” kuzhinës.

Ju e dini që duhet të përpiqeni ta përdorni sa më pak sobën në kohën e drekës. Nëse nxehtësinë e pajisjeve elektronike harrojmë ta marrim në konsideratë, nxehtësinë e sobës së gatimit gjithkush nuk e duron dot në stinën e verës. Ndaj për të shmangur gatimet e shpeshta, përpiquni që të hani ushqime të ftohta, pasi soba çliron shumë nxehtësi, që  përcillet në të gjithë shtëpinë tuaj.

  1. Dysheku i dhomës së gjumit.

Ndodh që të rrotullohemi në krevat në përpjekje për të na zënë gjumi por nuk e gjejmë freskinë e duhur. Në fakt, disa prej dyshekëve kanë një anë të pambuktë dhe një anë të leshtë, secila për stinë të ndryshme. Nëse keni harruar që dyshekun ta ktheni nga ana e pambuktë bëjeni tani sepse është copa e leshtë krijon një atmosferë të ngrohtë ndërkohë që jeni shtrirë për të fjetur dhe ju nuk gjeni dot paqe. Gjithashtu kujdesuni që edhe çarçafët  tuaj të jenë të pambuktë dhe të lehtë.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI