Kur të duket se je gati të dorëzohesh

Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund tė pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjė? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë?- Numrat 23:19

A ndihesh ndonjëherë se je gati të dorëzohesh? Një prej dëgjuesve na thoshte se ishte lutur për diçka, e Perëndia nuk i ishte përgjigjur. Kështu ai po linte fare këtë gjë. Ndoshta edhe ti, ke qenë duke menduar mbi vlefshmërinë e premtimeve të Zotit.  Gjithsecili ndonjëherë, ndihet i shkurajuar. Ti mund të jesh duke thënë “ Unë nuk e bëj dot këtë…Mbase funksionon për të tjerët, por jo për mua.”  Ki durim!

Tundimi nuk është mëkat. Të  besosh tek ajo që e di se nuk është e vërtetë, ky është mëkat. Unë e kam përjetuar këtë gjë, ndaj më lejo që të fokusohem tek disa nga premtimet që gjenden në Fjalën e Perëndisë. Ndoshta kështu  mund  të ndihmoj që t’i kuptosh më mirë. Disa  prej premtimeve të Perëndisë në Bibël, u janë dhënë disa individëve dhe nuk janë për të gjithë. Më shumë se 32.000 premtime në Bibël u janë dhënë fëmijëve të Perëndisë. Me përkufizimin

 “ fëmijët e Perëndisë,”  nënkuptoj të gjithë ata që kanë një marrëdhënie personale me Zotin, përmes Jezus Krishtit.

Një profesor kolegji më tha njëherë, “ Nuk më pëlqen  kur ti i përjashton disa njerëz nga të qenit fëmijët e Perëndisë.”  Nuk isha unë ai që e bëri këtë përjashtim,  ishin shkruesit e shkrimeve ata që  e thanë këtë shumë kohë më parë. Gjoni shkroi se një njeri që beson tek Jezus Krishti, është adoptuar në familjen e Perëndisë. Ndaj, premtimet e Zotit , janë premtime të veçanta ndaj fëmijëve të Tij.

Unë hasa në  një vështirësi.  Të gjitha premtimet e Zotit nuk kanë një afat të përcaktuar.  Por unë, dua përgjigjen e kërkesave të mia menjëherë.  Nëse do t’i kisha dashur këto përgjigje nesër, atëherë do të mund të kisha pritur të nesërmen për t’i kërkuar ato. Unë jam si ai njeri që lutet “ Perëndi, më jep durim dhe ma jep tani…! 

Koha e Zotit është e ndryshme nga e jona. Ai është i lirë nga kufizimet e kohës dhe hapësirës. Duke qenë se ne nuk jemi kështu, ne  e urdhërojmë me padurim Perëndinë që të veprojë tani. Ne  kemi frikë se nesër do të jetë shumë vonë. Duhet të vazhdosh të besosh se Perëndia na ka dëgjuar. Ai do t’u përgjigjet lutjeve tona sipas kohës së tij, e jo sipas kohës sonë.

Premtimet e Zotit  bazohen në integritetin e Tij, kështu që mund të jemi të sigurt për vlefshmërinë e tyre.  Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, ( Numrat 23:19) 

Ne lutemi për diçka dhe pastaj shqetësohemi për të, sikur të mos kishte Perëndi. Kështu ne jemi duke thënë, “ Perëndi, nuk jam i sigurtë nëse mund të të zë besë tërësisht!” Apostulli Pal, që e dinte se çdo të thoshte të prisje për Zotin, tha “Nëse jemi tė pabesë, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund të mohojë vetveten ( 2 e Timoteut 2:13)

Të gjitha premtimet e Perëndisë janë të rrethuara nga besnikëria e tij. Kur Sara ishte 90 vjeç, ajo solli në jetë një bir. Kishin kaluar të paktën 50 vjet nga mosha kur një grua mund të ngelë shtatzënë. Dhjata e Re na tregon “Me anë të besimit edhe vetë Sara, ndonëse e kishte kaluar moshën, mori fuqi të bëhet me barrë dhe të lindë, sepse e konsideroi besnik atë që i kishte bërë premtimin” ( Hebrenjtë 11:11)

Ndryshe nga njerëzit, të cilët bëjnë premtime, e  kontrata të cilave nuk u qëndrojnë, Perëndia do të  nderojë Fjalën e Tij. “ Fjala e Perëndisë sonë do të qëndrojnë përgjithmonë” ( Isaia 40:8)  Përgjithmonë, është një kohë vërtetë shumë e gjatë.  Ti mund të qëndrosh në premtimet e Tij, duke besuar se Ai nuk do të lerë e as nuk do të braktisë ( Hebrenjtë 13:5) Mos u dëshpëro, por mbahu tek premtimet e Tij. Perëndia e di se ku je tani.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI