Carrie Underwood: Besimi në Jezusin më ndihmon të përballem me urryesit

Disa ditë pasi Carrie Underwood lavdëroi Jezusin përpara milionave, ylli i muzikës kauntri po tallet sërish sepse shfaq hapur besimin e saj të krishterë. Si fituesja më e suksesshme e American Idol, Carrie është kthyer në një ndër artistet më me famë në historinë e kulturës së muzikës pop. Sidoqoftë bashkë me suksesin vijnë dhe kritikat.

Që nga debutimi i saj në muzikën kauntri pasi fitoi American Idol në vitin 2005, artistja nga Oklahoma është kritikuar pasi i jep më tepër zë nga duhet besimit të saj të krishterë. Pavarësisht persekutimit që ajo përball si një nga artistet më të famshme të krishtera të kohëve të sotme. Këngëtarja 33 vjeçare gjithmonë i trajton ‘urryesit’ e saj me hir të admirueshëm.

Në një postim në twitter disa vite më parë, ajo shkroi: “E qartë dhe e thjeshtë: Njerëzit e këqinj kanë nevojë për Jezusin.”

Pasi performoi këngën, “Diçka në ujë” (kënga ilustron tema të njohura të krishtera si kthimi në besim, pagëzimi dhe ruajtja e besimit) në finalen e American Idol disa nga urryesit e Carrie gërmuan për të gjetur mënyra për të ndëshkuar besimin e saj të krishterë.

Ky ishte momenti kur ata zbuluan këtë postim në twitter nga Carrie të vitit 2013. Ky status erdhi si një reagim ndaj kritikave që kishte marrë pas portretizimit të Maria Von Trapp në Sound of Music Live.

Ata menduan që publikimi i këtij statusi do të ishte në favorin e tyre, por në të vërtetë statusi tregon për bukurinë e krishterimit. Fakti që Carrie ishte e gatshme të lutej për armiqtë e saj në vend që të ushqente ndjesitë e tyre negative ilustron faljen që të krishterët janë mësuar të praktikojnë. Postimi i saj ishte i vërtetë – njerëzit e këqij kanë nevojë për Jezusin. Ne të gjithë kemi nevojë për të.

Ylli i muzikës kauntri thotë se besimi i saj i jep forcë dhe paqe, ndërsa pjesëmarrja në American Idol e ka ndihmuar të jetë më e fortë në përballje me kritikat. Nëse Carrie mund t’i mbijetojë  Simon Cowell, me siguri mund ti mbijetojë famës që urryesit i kanë dhënë!

“Mendoj që më shumë se çdo gjë tjetër, kritikët për mua ishin një proces mësimi, sepse kritikohem vazhdimisht. Fillimi kërkon më tepër mund që të dish se sit ë reagosh por pastaj u mësova me këtë gjë.”

Herë pas here, Carrie ngrihet mbi situatat negative në rrugën e saj. Ajo është frymëzim. Më poshtë mund të shikoni performancën e saj mbresëlënëse në finale e American Idol.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI