Abrahami nuk hezitoi që t’i bindej Zotit. Ai mblodhi gjithçka kishte dhe u drejtua drejt tokës së Kanaanit. Ai nuk bëri asnjë pyetje. Zoti foli dhe Abrahami u bind. A kemi ne vullnetin për të bërë të njëjtën gjë dhe të bëjmë hapat duke u bindur dhe pa pasur aspak hezitim?
Do të ketë raste kur Zoti do të na instruktojë në mënyrë që të presim dhe ne duhet të bëjmë vetëm këtë- të qëndrojmë dhe të presim për Të. Të presësh është gjithashtu një formë e bindjes besnike.
Abrahami nuk ishte perfekt. Atë e zinte paniku dhe kërkonte që t’i zgjidhte problemet e tij vetë, sikurse ndodhi kur e çoi familjen e tij në Egjipt. Ajo që mund të ishte e logjikshme sipas pikëpamjes njerëzore, ishte diçka krejt pa vend, sipas pikëpamjes së Perëndisë.
Kur ndihemi të kërcënuar, shumë prej nesh bëjnë të njëjtën gjë- ne mbushemi me frikë dhe kërkojmë t’i zgjidhim vetë gjërat. Sidoqoftë, në kohë krizash, në duhet të qëndrojmë të fokusuar tek Krishti- duke parë dhe duke dëgjuar për udhëheqjen e Tij.
Frika gjithmonë e sfidon besimin. Kur ne largohemi nga plani i Zotit për shkak të frikës, ne përfundojmë në një tokë të huaj, duke u ndeshur me një armik të huaj vetëm me ato çfarë kemi.
Njësoj si Abrahami, ne do të bëjmë gabime. Ne do të marrim rrugën e gabuar dhe do të përfundojmë në një tjetër vend, ndryshe nga ai që Zoti ka për ne. Sido që të jetë, udhëtimi i besimit nis në kryq, aty ku Jezusi vdiq për mëkatet tona dhe ku ne mund të gjejmë faljen e përjetshme për shpirtrat tanë.
Kur ne devijojmë, kryqi na kujton që ne mund të kthehemi gjithmonë tek Zoti, duke i kërkuar Atij që të na falë dhe të na drejtojë prej nga ai vend ku gjendemi. Nuk ka rëndësi se ku gjendesh në udhëtimin tënd të besimit, shiko tek Zoti me besim për udhëheqje dhe beso se Ai do të drejtojë gjithmonë në rrugët e drejtësisë për të mirën tënde përfundimtare dhe për lavdinë e Tij.
Lutje: Atë, unë rrëfej të gjitha ato herë që e kam lejuar frikën të më shkaktojë hezitim për të t’u bindur Ty. Më fal për të gjitha këto herë dhe më ndihmo për të besuar se Ti nuk do më drejtosh në një rrugë të gabuar. Unë lutem në emër të Jezusit. Amen.
Me anë të besimit Abrahami, kur u thirr, u bind të shkojë në atë vend që do të merrte për trashëgim; dhe u nis pa ditur se ku po shkonte. ( Hebrenjtë 11:8)