Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi. ( 2 Korintasit 12:9)
Piktori i madh francez, Pierre Auguste Renoir u diagnostikua me artrit, ai gradualisht nuk i lëvizte dot duart e tij si më parë. Dalëngadalë duart ju përthyen dhe kishte shumë dhembje kur mbante penelin. Çdokush që ka qenë i fortë, e më pas ka provuar dhembjen mund ta kuptoj shumë mirë se çfarë po kalonte Renoir. Dhembja që kishte, nuk largohej duke pirë aspirina. Ai kishte dhembje edhe kur thjesht mbante penelin. Në fund, artriti e detyroi që të ulej në një karrige me rrota. Për të pikturuar, duhej që telajo të ishte më poshtë se zakonisht në mënyrë që ai ta arrinte.
Miku i tij Henri Matisse, artist, shkoi për ta takuar dhe pa se sa herë që e lëvizte penelin, ai ndjente shumë dhembje. Matisse, i bëri atë pyetje që gjithsecili do t’i bënte këtij njeriu të madh,
“ Pse pikturon kur ke kaq shumë dhembje?” Renoir u përgjigj, “ Dhembja kalon, por bukuria mbetet. “ Renoir, Mattise, e bashkëkohësit e tyre, janë larguar nga kjo jetë. Ka kaluar edhe dhimbja që Renoir ndjente, por bukuria e punëve të tij ka mbetur edhe sot.
Dhimbja është diçka e çuditshme. Brezi ynë pret që të çlirohet prej saj, e me ndihmën e Zotit dhe të mjekëve duket se po e largojmë. Kur shkojmë tek dentisti, ne nuk duam të kemi dhembje. Ne e pyesim doktorin, “ A të dhemb kjo?”
Unë nuk e kam takuar Philip Yancey, por jam bekuar shumë nga mënyra se si e vlerëson jetën. Ai bën një ndarje midis asaj që njerëzit mendojnë se duhet të thonë dhe asaj që ata mendojnë në të vërtetë mbi diçka. Në librin e tij, “ Ku është Perëndia kur vuaj?” Yancey thotë, “ Të Krishterët nuk dinë ta interpretojnë dhembjen. Nëse ata gjenden në një situatë të vështirë dhe janë vetëm, shumë prej tyre do të mendonin se dhembja është një gabim i Zotit. Perëndia duhet të kishte punuar më shumë që të shpikte një mënyrë më të mirë për të na sinjalizuar rreziqet që gjenden në botë.”
Çdokush që është duke përjetuar dhembjen, kërkon vetëm që të çlirohet. Ne zemërohemi me Zotin, sepse ai e ka lejuar këtë. Pastaj mendojmë se duhet të kemi bërë diçka për të cilën po dënohemi, e më pas kërkojmë që të dalim prej kësaj situate, e ndoshta kur jemi në vetmi, ne ndjejmë se Zoti na takon në dhembjen tonë.
Unë e kam njohur dhembjen, po nuk kam kaluar kurrë përmes torturës, e nuk e kam parë trupin tim të shkatërrohet, ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji. Megjithatë, kam parë njerëzit në ditët e tyre më të errëta, e kam qëndruar bashkë me ta. Kam vënë re se nuk mund të parashikosh sesi ata do reagojnë në situata të caktuara. Ata që duken se janë më të dobët, ndonjëherë ja dalin mrekullisht mirë kur përballen me dhembjen. Të tjerë, që besoja se do përballeshin shumë mirë, bëhen të hidhur dhe cinikë.

Kam kërkuar për përgjigje që të ndihmoj ata njerëz që po vuajnë, e besoj se ndonjëherë formulat nuk vlejnë, por kam zbuluar se ka diçka të përbashkët, tek ata që përballen me dhembjen prej një perspektive të Krishterë. Kam mësuar se njerëzit që e përballojnë më mirë dhembjen, janë ata që lexojnë nga Shkrimi dhe u besojnë deklaratave që janë shkruar aty. Këta njerëz mbështeten te Jezusi dhe presin për Të. Ai ka thënë, “Nuk do të të lë, nuk do të të braktis” ( Hebrenjtë 13:5), ndaj ne mund të themi “Perëndia është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; c`do të më bëjë njeriu?
Pavarësisht se në çfarë vendi ndodhesh, uroj që Zoti të të takojë kur të kesh më shumë nevojë për të.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI