Fjalët e urta kapitulli 14, vargu 30, thotë se një zemër e shëndoshë është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave. Më lejoni ta them edhe një herë: një zemër e shëndoshë, një zemër e qetë, është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave. Kjo pamje e nje zemre të shëndoshë, një zemre të qetë, një zemre të kënaqur, një zemër që është e kënaqur me atë që ka, i jep jetë mishit tonë.

Por pastaj, na jep edhe një pamje e zemrës lakmitare që i bren kockat. Forca shkatërruese e lakmisë, e pakënaqësisë, e dëshirës për të pasur atë që ka dikush tjetër. Mendoni për jetën tuaj. Unë mendoj për jetën time dhe për tendencën që kam ndonjëherë për ta krahasuar veten me të tjerët, në mënyra të ndryshme. Për shembull, të shohësh dikë e të thuash: “Oh, sa do të doja  ta kisha atë.” Ndoshta është një pronë, ndoshta është një dhunti e vecantë. Mund të jenë gjëra të ndryshme, por ne shohim të tjerët dhe themi: “Oh, do të më pëlqente ta kisha këtë.” Ose: “Jeta ime do të ishte ndryshe, po të kisha këtë, ose po të kisha atë.”

Lakmia vjen në mënyra shumë të ndryshme dhe është shkatërruese. Bibla këtu na thotë se i bren kockat. Ne duhet të kemi kujdes nga lakmia. Kemi nevojë për një zemër të shëndoshë, një zemër paqësore. A nuk e duam të gjithë një zemër të shëndoshë, një zemër të qetë, një zemër në paqe, një zemër të kënaqur, që nuk futen në kurthin e të pasurit më shumë, apo më mirë, apo këtë, apo atë? Kjo shkon, në fakt, kundër kulturës sonë, që do të thotë se ne duhet të lutemi vazhdimisht. Kështu, Perëndi, ne duam zemër të shëndoshë. Ne duam zemra në paqe. Ne duam zemra të kënaqura.

Ne duam të kemi jetë në mish. Nuk duam që vazhdimisht, të shohim të tjerët dhe të themi: “Oh, sa do të doja ta kisha atë.” Perëndi, ne lutemi të na mbrosh nga lakmia. Na mbro nga tundimi i vazhdueshëm për ta krahasuar veten me të tjerët; për të krahasuar ato që kemi, me ato që kanë të tjerët, me dëshirat që hyjnë lehtësisht në mendjen dhe zemrën tonë, për këtë, apo për atë që shohim tek dikush tjetër. Perëndi, ne lutemi që të na japësh kënaqësi, në ato gjëra që na ke dhënë.

Na ndihmo të kemi paqe për këtë, të jemi të qetë për këtë, dhe gjatë këtij procesi, na ndihmo të përjetojmë jetën që Ti ke paracaktuar për ne. Na ruaj nga lakmia. Na jep një zemër të shëndoshë. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth David Platt

David Platt shërben si pastor në kishën McLean Bible Church në Washington, D.C. Ai është themeluesi i shërbesës ‘Radikal’. Ai është autori i disa librave, përfshirë, Radikal, Radikal së bashku, Më ndiq, Diçka duhet të ndryshojë.


Free!

REGJISTROHUNI