Abrahami e kuptoi se Perëndia kishte një plan më të madh për jetën e tij. Prandaj, ai e zhvendosi fokusin nga bota përreth tij drejt përjetësisë. E njëjta gjë është  e vërtetë edhe për ne.

Sprovat me të cilat përballemi në këtë jetë nuk mund të krahasohen me lavdinë që një ditë do të jetë e jona. Por mund të shijojmë parajsën edhe gjatë kohës që jemi në tokë. Pasi e pranojmë Jezu Krishtin si Shpëtimtarin tonë, ne birësohemi në familjen e Perëndisë. Emrat tanë jo vetëm që janë të shkruar në Librin e Jetës së Qengjit, por gjithashtu janë të regjistruar edhe në Mbretërinë së Perëndisë.

Me nënshtetësinë tonë që nuk ka të bëjë me botën ku jemi, mund të jetojmë me ndjesinë e shpresës së përjetshme për të ardhmen. Gjeni kohë për të lexuar të gjithë kapitullin e Hebrenjve 11 dhe do të zbuloni se Abrahami nuk është i vetmi, jeta e të cilit ndryshoi nga përkushtimi ndaj Perëndisë.

Një aspekt i besimit të Abrahamit që e veçoi atë dhe besimtarët e tjerë të Dhiatës së Vjetër nga besimtarët e Dhiatës së Re gjendet te Hebrenjve 11.

Të gjithë këta vdiqën në besim, pa marrë premtimet e bëra, por i panë ato për se largu dhe u bindën dhe i përshëndetën ato me gëzim duke rrëfyer se janë të huaj dhe shtegtarë mbi dhe.. . . . Por ata tani dëshirojnë një atdhe më të mirë, domethënë qiellor; prandaj Perëndisë nuk i vjen turp të quhet Perëndi i tyre, sepse u bëri gati atyre një qytet. (Hebrenjve 11:13, 16)

Ai ka përgatitur të njëjtin qytet edhe për ju. Për shkak se Jezus Krishti ju ka shpëtuar nga mëkatet tuaja, mund të shijoni grimca qiellore ndërsa jetoni në tokë dhe e adhuroni Atë.

Lutje: Zot, faleminderit për dhuratën tënde të shpëtimit. Na mëso gjithçka që duhet të dimë për Ty dhe na lejo të të shërbejmë sot. Në emër të Jezusit, lutem. Amen.

 Sepse qytetëria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht,,….” (Filipianëve 3:20).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI